Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sfida – radio roman

Foto: Facebook / Vallja e Nestinarëve

Krijimi i librit “Vallja e Nestinarëve” fillon si një roman në realitet. Fillimisht  në Radio “Sofja” , kurse pas kësaj  dhe në eterin e programit “Hristo Botev” të Radios Kombëtare ku autorët tregojnë nga një kapitull nga përmbledhja. Për shkak të kësaj romani është realist. Veçoria tjetër është se është i krijuar jo prej një shkrimtari - por prej 12 , dhe këta janë kryesisht njerëz të rinj.  

“Gjatë gjithë kohës punonim pa një plan paraprak sesi të zhvillohet tema kryesore dhe çdo një autor e llogariste vet sesi të zhvillojë historinë në kapitullin e vet, kështu që “Vallja e Nestinarëve” në fakt është fryt i një improvizimi - sqaron autorja e idesë për romanin Tanja Mirçeva.

Një vëmendje tërheq dhe tema e romanit, e cila është e lidhur me një nga traditat më interesante dhe origjinale bullgare – nestinarstvo (vallëzimi mbi prush).

“Vallja e nestinarëve” tregon për dy vajza, të cilat duke vallëzuar mbi fëngjet e prushit, këmbejnë vendet e tyre në kohë. Njëra kthehet në epokën e kryengritjes anti-bizantine të vëllezërve Asen dhe Petër nga viti 1185, që ka çuar deri në krijimin e Mbretërisë së Dytë Bullgare(1185 – 1396), kurse tjetra - bie në ditën tona. Në këtë mënyrë gjinia e  fantazisë  siguron lirinë e autorëve  të përziejnë të kaluarën dhe të tanishmen dhe të kombinojnë motive të ndryshme, duke e pasuruar temën.

Por, ata të cilët nuk e pëlqejnë fantazinë, le të mos frikësohet të zgjasin dorën drejt librit. Në të ka dhe një histori romantike, dhe element kriminal, kurse Tanja Mirçeva është kategorike:

“Kjo është një histori për marrëdhëniet e përbashkëta njerëzore, e cila ve pyetjen nëse jemi kaq të ndryshëm nga paraardhësit tanë dhe çfarë na bashkon si njerëz dhe si popull”.


“Vallja e Nestinarëve” është romani i radhës, “i lindur” në eterin e Radios Kombëtare Bullgare. Që nga fillimi i iniciativës përpara më shumë se një dekade të tërë deri tani janë krijuar 36 radio-romane. Në krijimin e tyre kanë marrë pjesë shkrimtarë të njohur bullgarë dhe intelektualë si Bojan Biollçev, Palmi Rançev, Zdravka Evtimova, filozofi Nikollaj Vasilev dhe shumë të tjerë. Emill Janev, i cili është njëri nga baballarët e idesë, rikujton: Kaluam përmes pothuajse të gjitha gjinive –bëmë romane kriminale, të dashurisë, historike, fantastike dhe trillime shkencore, romane të parodisë...

Por, në thelbin e projektit qëndron ideja për improvizimin.

“Improvizimi, befasia, e papritura, shpejtësia e reagimit, sepse çdo gjë zhvillohej aty për aty në eter, në bisedë me drejtuesin e programit dhe shumë shpesh në këtë bisedë në mënyrë radikale ndryshonte qëllimi i autorit se çfarë pikërisht do që të tregojë”- kthehet ndaj fillimit Janev.

Ndërkohë “Vallja Nestinare” u botua dhe në libër dhe tanimë është në dispozicion të auditorit lexues.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hapet platforma BERON në internet për burimet në gjuhën bullgare

Agjencia Bullgare e Shkencave prezantoi një platformë për burimet në gjuhën bullgare në internet BERON. BERON është një shkurtim (nga shkronjat e para të Burimeve Gjuhësore Bullgare Online në bullgarisht), por gjithashtu na kujton enciklopedistin..

botuar më 24-05-11 10.20.PD

Një ekspozitë virtuale prezanton gjetjet nga nekropoli afër Trebenishtes

Ekspozita “Trebenishte. 105 vjet nga hapja e nekropolit, 1918 – 2023” mund të shihet virtualisht në faqen e Institutit Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë Akademisë bullgare të shkencave në rubrikën “Ekspozita Digjitale”, njofton BTA. Sende nga 7 varre..

botuar më 24-05-09 8.10.PD

Festivali ndërkombëtar "Antistatik" josh publikun me "Më shumë se një kërcim"

Edicioni i shtatëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit dhe Performancës Bashkëkohore "Antistatik", i cili hapet sot, 7 maj, në Sofje, do të mbahet nën moton "Më shumë se një kërcim". Programi edukativ i festivalit përfshin një sërë..

botuar më 24-05-07 8.20.PD