Në moshë 80 vjeç sot vdiq kolegu ynë shumëvjeçar, regjisori i zërit në BNR Dimitër Pallashev, i cili ka punuar edhe me ekipet e “Radio Bullgarisë” në gjuhë të huaja. Dimitër Pallashevi ishte një person i shquar krijues, një nga themeluesit e Klubit "Rodno radio" (Radioja amtare) me një kontribut të rëndësishëm në mbledhjen dhe ruajtjen e historisë së Radios Kombëtare Bullgare.
Ai e quante veten "dinosaur", sepse u kishte dhënë dëgjuesve të BNR më shumë se 40 vjet të jetës së tij, së pari si operator i zërit- montazhier, më pas si regjisor i zërit dhe autor i programeve për filatelinë.
"Duhet të zhvillohesh vazhdimisht për t'u dhënë dëgjuesve një produkt cilësor. Kur kam mësuar kolegë, gjithmonë u kam thënë atyre "Cilësia e punës suaj duhet të jetë “6+","6" unë nuk pranoj!" /6 është nota më e lartë në sistemin shkollor bullgar/, kishte thënë Dimitër Pallashevi në një intervistë për Radio Bullgarinë.
Qoftë e ndritshme rruga jote, Mitko!
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri një jetë jashtëzakonisht shpirtërore, të krishterë. Për gjuhëtarët, ai është ndër zelltarët më të..
"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën janë përballur me këtë qortim të zyrtarëve në Bullgari. Mes tyre është edhe Bledar Alterziu nga..
Nuredin Nuredinaj është me origjinë nga rajoni historiko-gjeografik i Gorës në Shqipërinë Verilindore, ku 90% e banorëve vetëidentifikohen si bullgarë (Census 2023). Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri..