Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U nda nga jeta regjisori i zërit Dimitër Pallashev

Foto: arkiv

Në moshë 80 vjeç sot vdiq kolegu ynë shumëvjeçar, regjisori i zërit në BNR Dimitër Pallashev, i cili ka punuar  edhe me ekipet e “Radio Bullgarisë” në gjuhë të huaja. Dimitër Pallashevi ishte një person i shquar  krijues, një nga themeluesit e Klubit "Rodno radio" (Radioja amtare)  me një kontribut të rëndësishëm në mbledhjen dhe ruajtjen e historisë së Radios Kombëtare Bullgare.

Ai e quante  veten  "dinosaur",  sepse u kishte dhënë dëgjuesve të BNR më shumë se 40 vjet të jetës së tij, së pari si operator  i zërit- montazhier, më pas si regjisor  i zërit dhe autor i programeve për filatelinë.

"Duhet të zhvillohesh vazhdimisht për t'u dhënë dëgjuesve një produkt cilësor. Kur kam mësuar kolegë, gjithmonë u kam thënë atyre "Cilësia e punës suaj duhet të jetë “6+","6" unë nuk pranoj!"  /6 është nota më e lartë në sistemin shkollor bullgar/, kishte thënë Dimitër Pallashevi në një intervistë për Radio Bullgarinë.

Qoftë e ndritshme rruga jote, Mitko!




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Haki Kan – djali që e kapërceu fatin me mirësi

“Mirësia është forca e vërtetë lëvizëse në botë dhe sa më mirë të jemi me njëri-tjetrin, aq më mirë do të jetojmë të gjithë”, thotë djali nga qyteti i Bullgarisë Jugore Kërxhali. "Unë jam Haki Kan - një shkrimtar, 29 vjeç nga qyteti Kërxhali...

botuar më 24-01-09 7.30.PD

Stefan Borgoxhijski nga Roma: Përmes gajdeve lidh dy anët e mia – atë bullgare dhe atë italiane

Ai është 24 vjeç, me origjinë nga qyteti bullgar Rakovski, por gjithë jetën e ka kaluar në Itali. Aktualisht është student në Akademinë e Muzikës “Santa Cecilia” (Accademia Nazionale di Santa Cecilia) në Romë për klarinetë, por është i dashuruar me..

botuar më 24-01-04 7.15.PD

Arritjet e bullgarëve në mbarë botën në vitin 2023

Viti 2023 që po lemë pas ishte një vit në të cilin bota u hap pas pandemisë Covid-19 dhe ndjeu nevojën e madhe dhe joshjen e mundësisë për t'u kthyer në takime t e plota me artin, kulturën, sportin dhe sferat e tjera të aktivitetit në të cilat..

botuar më 23-12-31 7.30.PD