Çdo vit më 21 nëntor qyteti Zllatograd shënon festën e tij me program të pasur i cili tërheq mijëra miq në këtë krahinë piktoreske në malin Rodopa. Data nuk u zgjodh rastësisht – kjo është Dita e Çlirimit të qytetit nga pushteti shumëshekullor osman.
Qyteti është një xhevahir i arkitekturës bullgare nga koha e Rilindjes Kombëtare. Ndër këndet tërheqëse është edhe rrugica e zanatçinjve ku mjeshtërit demonstrojnë zanatet e trashëguara nga stërgjyshërit.
Në qytetin Zllatograd ngre shtat edhe një nga kishat më të vjetra në malin Rodopa, ndërtuar që në kohën e Pushtetit Osman. Kjo është kisha “Fjetja e Hyjlindëses” që daton nga viti 1834. Në qytet u regjistruan 120 monumente arkeologjike dhe arkitekturore. Më shumë për atmosferën e këtij qyteti të vogël malor mund të lexoni në materialin “Zllatograd – nga këtu fillon Bullgaria” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të..
Pikërisht 100 vjet më parë, më 12 shtator 1924 filloi shenjtërimi i Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”, ndërtuar “në shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane në vitin 1878”, me ide të politikanit..
Më 9 shtator mbushen 90 vjet nga fundi i Mbretërisë së Bullgarisë dhe vendosja e regjimit komunist në Bullgari. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kur Ushtria Sovjetike shkoi në ofensivë pas Betejës së Stalingradit dhe arriti në Rumani në gusht të..