Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të ndaluar pas protestës antiqeveritare në Sofje

Foto: BTA

Pesë veta janë ndaluar në Drejtorinë Rajonale të Policisë numër 5 për vandalizëm gjatë protestës antiqeveritare në Sofje të shtunën në mbrëmje, bënë të ditur nga MPB.

Tre prej tyre janë të mitur. Kanë nisur procedime paragjyqësore. Protestuesit kanë thyer xhamet dhe derën e centralit të GERB në rajonin “Oborishte” të Sofjes. Ka pasur edhe tentativë për hyrje në godinën historike të parlamentit.

Demonstrata e cila ishte quajtur “Miting- protestë  mbarëkombëtre” kaloi nën moton “Të bashkuar jemi të fortë”- transmetoi BGNES.  Kërkesat e protestuesve janë të pandryshueshme – dorëheqje e qeverisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Protestuesit bllokun qarkullimin në rajonin e Largos, midis godinave të Parlamentit, Presidencës dhe Këshillimit të Ministrave. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liqeni i Pomories mirëpret vizitorët pa pagesë për Ditën Botërore të Ligatinave

Sot, më 1 shkurt, Qendra e Vizitorëve “Liqeni i Pomories” pranon vizitorë falas me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, e cila festohet më 2 shkurt. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Pomories. Qendra do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në orën 16:00...

botuar më 25-02-01 5.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta vende-vende në fusha dhe lugina të mbrojtura nga era. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 1°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Vranësirat do të..

botuar më 25-01-31 7.35.MD

Një kontigjent nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të ruajë kufirin bullgaro-turk

Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti, njoftoi Ministria e Brendshme. Fillimi i aktivitetit të përbashkët do të shënohet me një ceremoni zyrtare..

botuar më 25-01-31 5.36.MD