Bullgaria renditet e 55-ta nga 129 vende në indeksin ndërkombëtar "E Drejta e Pronës", njoftoi Instituti për Ekonominë e Tregut. Bullgaria ka 5.72 pikë nga gjithsej 10 dhe është midis Rumanisë dhe Indisë. Krahasuar me vitin 2019, rezultati i vendit rritet me 0.15 pikë dhe gjashtë pozita në klasifikim.
Rezultati mesatar në botë është 5.73 pikë. Në vend të parë në klasifikim është Finlanda me 8.65 pikë. Më të ulëtat në vendin tonë po vazhdojnë të jenë rezultatet në fushën e mjedisit juridik dhe politik 4.9 pikë, për shkak të të metave në sistemin gjyqësor dhe korrupsionit. Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale vlerësohet me 5.9 pikë, gjë që tregon se nuk ka mbrojtje adekuate të së drejtës së autorit, komentoi Instituti për Ekonominë e Tregut.
Për sa i përket prodhimit dhe eksportit të biçikletave, Bullgaria është ndër 10 vendet e para në BE, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Transportit dhe Komunikacioneve. Gjatë një takimi të Këshillit Joformal në Bruksel, 3-4 prill,..
Bullgaria do të mund të hyjë në Eurozonë kur të mbulohet kriteri i inflacionit. Kështu tha ministri i фinancave në dorëheqje Asen Vasilev në Kuvendin Popullor, gjatë diskutimeve lidhur me Holdingun Bullgar Energjetik. Vasilev vuri në dukje se..
Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”...