Qeveria po propozon lidhjen e një kontratë për blerjen e vaksinës Janssen kundër koronavirusit, sipas një projektvendimi të Këshillit të Ministrave, i cili është paraqitur në parlament. Propozohet që parlamenti të miratojë pjesëmarrjen e Bullgarisë në marrëveshjet paraprake për blerjen e 4 vaksinave të tjera kundër Covid-19 - Astra Zeneca, Sanofi, Pfizer dhe BioNTech.
Aktualisht është duke u përpunuar një plan për vaksinimin në Bullgari kundër koronavirusit, tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov për televizionin bTV. Ka dy drejtime. Do të aplikohet prioriteti evropian, sipas të cilit së pari duhet të fillojë vaksinimi i njerëzve më të rrezikuar që janë në vijën e parë. Pas kësaj do të vaksinohen të moshuarit dhe pastaj të gjithë të tjerët, shpjegoi Ministri i Shëndetësisë.
Të martën do të jetë me diell dhe e ngrohtë në pjesën perëndimore. Në gjysmën lindore të vendit do të mbajë mot i vranët dhe sidomos gjatë natës dhe deri në mesditë do të ketë reshje të shkurtra, vende-vende të dendura shiu me bubullima. Ka kushte..
Kryeministri Dimitër Gllavçev dhe ministri i punëve të brendshme Kalin Stojanov kanë biseduar me përfaqësues të autoriteteve kufitare për masat për kalim më të shpejtë të automjeteve përmes pikës kufitare-Kullata në kufirin me Greqinë. Kryeministri..
Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit në kufirin greko-bullgar. Gjatë dy ditëve të ardhshme, dy avionë të dërguar nga Franca nën Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së do t'i bashkohen luftës së zjarrit. Këtë e bëri të ditur kryeministri Dimitër..
Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo..