Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Cvetana Videva – kontesha e qeramikës bullgare

10
Foto: arkiv personal

Para vitesh gjatë gërmimeve pranë kompleksit të tempujve nga eneoliti Dollnosllav në rrëzat e malit Rodopa, Cvetana Videva zbuloi enë prej qeramike që datojnë 6 mijëvjeçarë më parë. Sendet në duart e saj jo vetëm që ishin të bukura, por rrezatonin energji dhe me anët e tyre të lëmuara ngjallnin dëshirë për t’i ledhatuar. Kur ajo gjeti një guralecë me të cilën t’u japë shkëlqim punimeve prej argjile, restauruesja e qeramikës zbuloi se para saj hapet një rrugë të re.

Pas kësaj Cvetana Videva iu përkushtua materialit plastik dhe filloi të krijojë sende origjinale. Prej deltine ajo formon plastika, ena, medaljone – në mënyrën në të cilën e kanë punuar paraardhësit nga eneoliti, kur akoma nuk ekzistonte rrota e poçarit.

Gradualisht vet e zbulova teknikën me të cilën punoj, solla ide të veta, shtova ngjyra dhe vet krijova një vegël për gdhendje – tregon mjeshtrja e cila mëson themelet e këtij arti origjinal në Teknikumin e Qeramikës Dekorative. – Një vit qëndrova në fshatin Terzijsko ku zanati i poçarit është shumë i zhvilluar. Aty shfrytëzova bazën për të mësuar sesi të punoj me deltinën. Kështu fillova. Për nga zemra jam monumentaliste dhe në fillim punova ena të mëdha. Tani kur po plakem fillova të bëjë bizhuteri. Argëtohem dhe kjo gjithmonë ka qenë qëllimi im.

E martuar me kitaristin e madh të xhazit Ognjan Videv, Cvetana lëvizte në qarqet boheme të Plovdivit dhe instaloi studion e saj në Shtëpinë Bakallov në Qytetin e Vjetër.

Për shkak të pamjes aristokratike të shtëpisë së saj plotë mobileje të vjetra, burri i saj e quajti atë "Kontesha" - një pseudonim që e ndjek atë e deri më sot. Cvetana thotë se asaj i pëlqen të jetë ndryshe prandaj eksperimenton me forma dhe kompozime. Mbi enët prej qeramike ajo rikrijon lule dhe zogj, fytyra njerëzore dhe trupa femra të zhveshura, madje rikrijon edhe lëvizjen e ujit.

“Profesionalizmi është që të tregosh mundësitë e një materiali – thotë Cvetana. – Dhe materiali im është argjila. Kur punoj ndiej vetëm dashuri.”

Dhe ndoshta periudha më e bukur në krijimtarinë e Cvetanës është lidhur me dashurinë. Në punimet e saj prej qeramike janë të rikrijuara puthja, prekja, përqafimi dhe veçanërisht ato dy fytyra të një burri dhe një gruaje, të ndërthurura në një formë sferike, gjithnjë shoqëruar me kitarën – veglën muzikore të të dashurit të saj.”

Autor: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Vlladimir Vlladimirov dhe arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për të ruajtur identitetin e tyre, bullgarët në Shqipëri kanë nevojë edhe për mbështetje shtetërore

"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën janë përballur me këtë qortim të zyrtarëve në Bullgari. Mes tyre është edhe Bledar Alterziu nga..

botuar më 24-12-13 7.30.PD
Nuredin Nuredinaj

Nuredin Nuredinaj nga Gora: "Duhet t'iu rikthehemi vlerave njerëzore dhe të ruajmë identitetin tonë"

Nuredin Nuredinaj është me origjinë nga rajoni historiko-gjeografik i Gorës në Shqipërinë Verilindore, ku 90% e banorëve vetëidentifikohen si bullgarë (Census 2023).  Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri..

botuar më 24-12-08 8.45.PD

De Là Trâp, reperi bullgar nga Miami: Mundësitë e njeriut varen nga perspektiva

De Là Trâp - ky emër melodioz tërhoqi vëmendjen e adhuruesve të kulturës hip-hop në vendin tonë edhe këtë vit. Në vetëm dy muaj projekti i përbashkët “333” me reperin hit 100 Kila mblodhi afro 1 milion shikime në një prej rrjeteve të shpërndarjes së..

botuar më 24-12-05 7.30.PD