Dy projekte të Muzeut Kombëtar të Historisë Ushtarake fituan njohje nga Panairi i ekspozitave të muzeve dhe nga fondacioni evropian Art Explora, njoftuan nga muzeu. Një nga projektet e dalluara është hapësira për përjetime “Shenjat e luftës: trashëgimia e humbur arkitekturore e Sofjes”, e cila tregon për bombardimet shkatërruese nga Lufta e Dytë Botërore. Për projektin janë krijuar një sajt tematik “Shenjat e luftës” dhe një aplikacion special në celular me të njëjtin emër, përmes të cilëve çdo një mund të shëtisë nëpër rrugët e Sofjes, të shikojë pamjen e humbur të qytetit, të njihet me historinë e godinave të shkatërruara përpara, gjatë kohës së dhe pas bombardimeve. Punimi u dekorua me çmimin e parë të Ministrisë së Kulturës për një projekt atraktiv dhe inovativ dhe mori një çmim nga shpërblimet “Trashëgimia” e Shoqatës “Muzetë bullgare” në kategorinë “Ngjarje dhe punë me audiencat”. Një njohje evropiane Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake mori për projektin e vet Art M Bach /Përgjigju me art/. Ai është një pjesë nga seleksionimi zyrtar i propozimeve më të mira për çmimin evropian të fondacionit Art Explora, bashkë me muzetë me një njohje botërore si Muzeu Britanik, Mymok, Galeria Kombëtare në Londër, Versajë, Muzeu i Van Gogh dhe MuzeuсMunch.
Nga 350 propozimet e bëra të institucioneve kulturore nga e gjithë Evropa janë zgjedhur vetëm 23 të vazhdojnë në garën për tre vendet e para, mes të cilave është dhe ky i muzeut bullgar.
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..