Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Mjedisit Rrethues dhe Ujërave siguroi Kryeministrin se nuk do të ketë krizë ujore

| rinovuar më 20-11-27 3.12.MD
Foto: BGNES

Në një takim me Kryeministrin Bojko Borisov Ministri i Mjedisit dhe Ujërave Emill Dimitrov ka siguruar Kryeministrin Bojko Borisov se nuk do të ketë krizë lidhur me furnizimin me ujë në Burgas dhe për këtë qëllim do të ndërmerren masat e domosdoshme gjatë muajve në vijim. “Do të ketë ujë të pijshëm, do të ketë ujë edhe për bujqësinë” – shkroi në profilin e vet në Facebook Ministri pasi u takua me Kryeministrin Borisov. Kjo ndodhi pasi më herët sot Ministri Dimitrov shkoi papritmas në Parlament dhe shkaktoi skandal, duke shpallur se “Tani për tani liqenet artificiale në Bullgari janë siguruar me 45% të vëllimit të tyre ".

Ai paralajmëroi se politika për liqenet artificiale po mbetet seriozisht prapa dhe parashikoi një krizë uji në bujqësi në 2021. Gjendja e liqenit artificial Kamçia, i cili furnizon me ujë të pijshëm komunat bregdetare të Burgas dhe Pomorie, është shqetësuese.

"Burgas mund të mbetet pa ujë vitin e ardhshëm", tha Ministri, duke krahasuar situatën me krizën serioze të ujit në vitin 2019 në qytetin Pernik, afër kryeqytetit, dhe regjimin e ujit që popullata përjetoi atje. Sipas Dimitrovit, është e nevojshme të arrihet një siguri prej 70-75% të rezervuarëve në mënyrë që të shpëtohet një industri e tërë në Bullgari - bujqësia.

Informacioni i Ministrit Emill Dimitrov dhe konstatimi i tij se “vendimet politike i asgjësojnë liqenet artificiale” shkaktoi debate të zhurmshme në sallën plenare. Opozita kërkoi dorëheqjen e qeverisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..

botuar më 24-04-26 6.15.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD