1792 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit pas 4928 testeve të kryera PCR. Rastet pozitive janë 36.3%, sipas Portalit Unik Informativ. 105 nga të sapo regjistruarit janë nga personeli mjekësor. Numri i rasteve aktive është 90 219. Kështu, që nga fillimi i epidemisë numri total i të regjistruarve me koronavirus shkoi në 141 747 veta. 6830 pacientë u shtruan në spital, nga të cilët 431 në repartet intensive.
Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit janë 1039, me të cilët numri i i përgjithshëm arriti 47 779 veta.
Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 69 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes në 3,749.
Që nga fillimi i pandemisë në Bullgari janë bërë gjithsej 964,461 teste PCR.Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga minus 2 deri në 7°, ndërsa në Sofje priten 2°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Nga fundi i ditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare, në..
Koalicioni GERB-SDS filloi negociatat me formacionet e tjera parlamentare për caktimin e një kabineti të rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Takimet mbahen para se presidenti Rumen Radev t'ia dorëzojë mandatin e parë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev konfirmoi qëndrimin e Bullgarisë në lidhje me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo temë u diskutua në një bisedë telefonike mes Gllavçevit dhe kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha në Pernik se është optimiste për formimin e një kabineti të rregullt. “Bisedimet e djeshme më mbushin me shpresë,..