Policë dhe zjarrfikës nga mbarë vendi dolën për një protestë të dytë kombëtare në qendër të Sofjes, që të kërkojnë rritje të pagave të tyre, transmetoi reporteri i BNR-së Nikollaj Hristov.
Nëpunësit e rendit publik nuk janë kënaqur për rritjen e pagave të tyre me 15% dhe ngulin këmbë për rritje prej 30%. Argumenti i tyre është se ata gjithashtu janë në linjën e parë kundërepidemisë së Covid-19.
Disa metra larg protestuese para Parlamentit u zhvillua një kontraprotestë e nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuara nga iniciativa “Sistemi na vret”. Pjesëmarrësit në kontraprotetsë ngukën këmbë që policët të kërkojnë së pari reformë në sistem dhe ta ndryshojnë qëndrimin e vet ndaj protestuesve të tjerë dhe që pas kësaj të kërkojnë rritje të pagave.Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në..
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e..