Policë dhe zjarrfikës nga mbarë vendi dolën për një protestë të dytë kombëtare në qendër të Sofjes, që të kërkojnë rritje të pagave të tyre, transmetoi reporteri i BNR-së Nikollaj Hristov.
Nëpunësit e rendit publik nuk janë kënaqur për rritjen e pagave të tyre me 15% dhe ngulin këmbë për rritje prej 30%. Argumenti i tyre është se ata gjithashtu janë në linjën e parë kundërepidemisë së Covid-19.
Disa metra larg protestuese para Parlamentit u zhvillua një kontraprotestë e nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuara nga iniciativa “Sistemi na vret”. Pjesëmarrësit në kontraprotetsë ngukën këmbë që policët të kërkojnë së pari reformë në sistem dhe ta ndryshojnë qëndrimin e vet ndaj protestuesve të tjerë dhe që pas kësaj të kërkojnë rritje të pagave.Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..