Një projekt për monitorimin dhe analizën e ajrit i bullgarëve Dimitar Rangellov, Stanisllav Dimitrov dhe Emill Kirilov, zuri vendin e tretë prestigjioz në kategorinë Urban Mobility ("Lëvizshmëria Urbane") në një nga garat më të mëdha evropiane EIT Jumpstarter 2020.
Projekti AIRIO, i përpunuar nga tre bullgarët në bazë të inteligjencës artificiale, fitoi edhe çmimin e publikut për startup më të mirë. Projekti i tyre është më efikas sesa sistemet ekzistuese të monitorimit të cilësisë së ajrit. Në stacionet e tanishme mbulimi i monitorimit arrin 17% dhe vetëm 20% e të dhënave analizohen. Për AIRIO treguesit janë përkatësisht 80% dhe 92%.
Modulet AIRIO mund të vendosen në ndërtesa ose automjete. Ato disponojnë sensorë të shumtë që matin nivelin e dyoksidit të karbonit, të dyoksidit të squfurit, të ozonit, të grimcave të imëta të pluhurit, zhurmës dhe një sërë treguesish të tjerë.
Përveç matjes së cilësisë së ajrit, sistemi mund të sigurojë gjithashtu informacion për trafikun rrugor përmes të dhënave të vendndodhjes së automjeteve. Duke matur zhurmën nga makinat përreth, ai gjithashtu mund të analizojë se ku ka bllokim të trafikut. Duke i krahasuar treguesit e trafikut me ata të ndotjes, AIRIO mund të gjejë edhe lidhjen midis këtyre fenomeneve. Sistemi mund të zbulojë dhe analizojë ndotjet industriale - si ato të përhershme, në rajonin e ndërmarrjeve të mëdha, ashtu edhe ato të rastësishme.
Prandaj sistemi mund të përdoret jo vetëm nga organet dhe institucionet shtetërore dhe bashkiake, por edhe nga rrethet shkencore dhe akademike. Është i përshtatshëm edhe për qendrat kërkimore në fushën e ekologjisë dhe për kompanitë private.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: @EITJumpstarterUniversiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u hap më 14 janar (2 janar, stili i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..