Bullgarët planifikojnë të lënë mënjanë 25 për qind të të ardhurave të tyre mujore, ose një mesatare prej 269 euro për familje, për shpenzimet e festave të Krishtlindjes. Këtë e tregojnë të dhënat e sondazhit ndërkombëtar Barometri i Krishtlindjeve 2020, në të cilin morën pjesë gati 20 000 familje nga 11 vende evropiane dhe Australia. Për sa i përket përqindjes së shpenzimeve të planifikuara për pushimet, Bullgaria renditet e para, pasuar nga rumunët dhe kroatët, të cilët mendojnë të lënë mënjanë përkatësisht 24 dhe 23 për qind. 24 për qind e buxhetit bullgarët e anketuar planifikojnë të shpenzojnë për ushqim, 18 për qind për rroba dhe këpucë dimërore, rreth 8 për qind - për lojëra dhe lodra dhe 8 për qind të tjerë për të financuar nevojat e fëmijëve.
"BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes midis Bullgarisë dhe..
Ka shanse për të formuar një qeveri të rregullt. Përpara gazetarëve, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se deri tani negociatat po shkojnë mirë. “Sa më shumë të heshtim, aq më mirë”, vuri në dukje Borisov dhe shprehu optimizëm për bisedimet që po..
Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..