Dita e Shën Nikollës është një nga festat më të mëdha dhe më të dashura në vendin tonë. Kremtohet më 6 dhjetor - data në të cilën Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Nikolla Çudibërësit, Kryepeshkopi i Mirës së Likisë, i quajtur "Rregulli i Besimit dhe Modeli i Butësisë, Mësuesi i Maturisë".
Shenjtori gëzon një respekt të madh në traditën popullore bullgare. Imazhi i tij në folklorin tonë është i një heroi trim me fuqi të mbinatyrshme, zot i detit, i ujërave dhe erërave, mbrojtës i njerëzve në telashe në mes të detit. Shenjtori konsiderohet mbrojtës i fëmijëve, peshkatarëve, marinarëve, udhëtarëve.
Disa nga mrekullitë e bëra nga ai duke qenë i gjallë dhe pasi u largua nga kjo botë i kanë bërë njerëzit për ta adhuruar si mbrojtës të tregtarëve dhe bankierëve, të familjes, shtëpisë, pronës dhe mallrave. Disa e konsiderojnë si mbrojtës të vjedhësve, të prodhuesve të birrës, prodhuesve të fuçive, farmacistëve dhe të të burgosurve. Këtë ditë në Bullgari festojnë të gjithë që mbajnë emrat Nikolla, Nikollaj, Nikoll, Nikolina, Nikoleta, Nina etj.
Në artikullin "Një ditë e shënuar, Dita e Shën Nikollas" nga koleksioni i Radio Bullgaisë mund të lexoni një përrallë popullore pak të njohur kushtuar Shën Nikollës, si dhe të mësoni se çfarë po përgatitet për tryezën festive.
Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..
Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..
Për të 15-in vit radhazi, Pelegrinazhi "Mrekullibërësi i Rilës" mbledh besimtarët ortodoksë nga afër dhe nga larg në një procesion litium nga Sofja deri në Manastirin e Rilës. Në faqen e saj të internetit Mitropolia e Shenjtë e Sofjes njofton se..