Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Nikolla Çudibërësi - mbrojtësi i marinarëve, peshkatarëve dhe bankierëve, kujdestari i familjes

Foto: Ani Petrova

Dita e Shën Nikollës është një nga festat më të mëdha dhe më të dashura në vendin tonë. Kremtohet më 6 dhjetor - data në të cilën Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Nikolla Çudibërësit, Kryepeshkopi i Mirës së Likisë, i quajtur "Rregulli i Besimit dhe Modeli i Butësisë, Mësuesi i Maturisë".

Shenjtori gëzon një respekt të madh në traditën popullore bullgare. Imazhi i tij në folklorin tonë është i një heroi trim me fuqi të mbinatyrshme, zot i detit, i ujërave dhe erërave, mbrojtës i njerëzve në telashe në mes të detit. Shenjtori konsiderohet mbrojtës i fëmijëve, peshkatarëve, marinarëve, udhëtarëve.

Disa nga mrekullitë e bëra nga ai duke qenë i gjallë dhe pasi u largua nga kjo botë i kanë bërë njerëzit për ta adhuruar si mbrojtës të tregtarëve dhe bankierëve, të familjes, shtëpisë, pronës dhe mallrave. Disa e konsiderojnë si mbrojtës të vjedhësve, të prodhuesve të birrës, prodhuesve të fuçive, farmacistëve dhe të të  burgosurve. Këtë ditë në Bullgari festojnë të gjithë që mbajnë emrat Nikolla, Nikollaj, Nikoll, Nikolina, Nikoleta, Nina etj.

Në artikullin "Një ditë e shënuar, Dita e Shën Nikollas" nga koleksioni i Radio Bullgaisë mund të lexoni një përrallë popullore pak të njohur kushtuar Shën Nikollës, si dhe të mësoni se çfarë po përgatitet për tryezën festive.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria kremton Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër

Sot, më 28 gusht, në shumë rajone të vendit tonë, bullgarët kremtojnë Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër, së bashku me pothuajse të gjithë botën ortodokse. Festa është shumë e respektuar në vendin tonë, siç e dëshmojnë tubimet e shumta,..

botuar më 24-08-28 10.04.PD

Festojmë 90 vjetorin e shenjtërimit të Monumentit të Lirisë në malin Shipka

Në këtë ditë, 90 vjet më parë, u bë shenjtërimi i i Monumentit të Lirisë në malin e Shipkës. Ai u ngrit në kujtim të heronjve të vrarë në këtë vend gjatë Betejës së Shipkës, rreth së cilës në verën e vitit 1877 u zhvilluan betejat vendimtare për..

botuar më 24-08-26 7.10.PD

147 vjet nga Epopeja e Shipkës

“Ka shumë vende në trojet bullgare që ruajnë kujtimin e luftërave për çlirimin kombëtar, por lavdia e Epopesë së Shipkës mbetet e patejkalueshme. Kështu shkroi presidenti Rumen Radev në faqen e tij në Facebook me rastin e 147-vjetorit të Epopesë së..

botuar më 24-08-24 12.38.MD