Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hotelet e vogla familjare në Sapareva Banja me shans për të shpëtuar në kushtet e bllokimit të pjesshëm

Foto: Veneta Nikollova

Për muajin e fundit rezervimet në vendpushimin Sapareva Banja janë pakësuar me rreth 30%, llogarisin hotelierët vendas. Sipas tyre hotelet më të mëdhenj do të jenë të detyruar të mbyllin në kushtet e reja të një bllokimi të pjesshëm. Përveçse restorantet nuk punojnë, miqtë nuk mund të shfrytëzojnë shërbime si spa qendra, sauna, pishina e tjera.

Por, jo kështu qëndrojnë gjërat tek shtëpitë për miq, të cilat disponojnë me jo më shumë se 8-15 shtretër. Këto vende për strehim nuk kanë restorante, por propozojnë kënde të formuar dhe barbecue, ku klientët vet mund të përgatisin ushqim. Ndërkohë mikpritësit e tyre u garantojnë distancë, mjedis të parrezikshëm dhe dezinfektim të plotë.

Në disa vende tanimë po mendohen  dhe mënyra të tjera për të shpëtuar. Pronarët e hoteleve të mëdha në pushimore çuditen sesi në një mënyrë pa rrezikuese të mund të ushqejnë miqtë e tyre. Mes alternativave është kalimi drejt shërbimit room service, ku klientët të mund të hanë nëpër dhoma, ku për këtë qëllim pranë tyre do të formohen kënde të posaçme. Hotelierët nga Sapareva Banja deklarojnë se akoma nuk do të shkurtojnë personelin, por në qoftë se arrihet deri në një bllokim të plotë të shtetit, ata do të qëndrojnë përpara falimentimit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vendet historike për t'u vizituar në Festën Kombëtare të Bullgarisë

Mbi 6000 bullgarë do të ngjiten në majën Shipka më 3 Mars për të nderuar ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Bullgarisë. 25 mijë bashkatdhetarë të tjerë do të shfrytëzojnë pushimet rreth Festës Kombëtare - 3 Marsit për të vizituar..

botuar më 24-03-02 11.35.PD

Varna dhe vendpushimet përreth janë gati të arrijnë rekordet e vitit para pandemisë 2019

Ata që punojnë në industrinë turistike në rajonin e Varnës po përgatiten që tani për sezonin e verës. Duke gjykuar nga rezervimet paraprake, ka një shans për të arritur më në fund nivelet rekord për sektorin në vitin 2019, mësojmë nga një intervistë me..

botuar më 24-02-29 7.25.PD

Ishulli Shën Anastasia tashmë pret turistët në një kishëz nënujore

Atraksioni më i ri në rajonin e qytetit tonë të Detit të Zi Burgas është një kishëz nënujore pranë ishullit Shën Anastasia. Kishëza u zhyt në janar dhe ndodhet në një thellësi prej rreth 15 metrash, raportoi euronewsbulgaria. Ajo është rreth 3..

botuar më 24-02-28 6.25.PD