Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pensionimi në Bullgari po bëhet gjithnjë më i vështirë

Foto: arkiv

Gjithnjë e më pak bullgarë arrijnë të plotësojnë kushtet për dalje në pension. Deri në shtator 2020, numri i pensioneve të lëshuara rishtas ishte 62 757 ose 20 484 më pak se në vitin 2015. Evidentohet  një rënie prej 24 për qind gjatë 5 viteve të fundit. Vetëm gjysma – 54 për qind dalin në pension me pension personal për kohëzgjatjen e shërbimit dhe moshës. Pjesa e pensioneve për shkak të aftësisë së kufizuar mbetet e lartë – 37 për qind. 1/5 e pensionistëve të rinj dalin në pension mbi moshën e zakonshme 66 vjeç e gjysmë, sepse çdo i tretë nuk ka stazhin e mjaftueshëm për t'u pensionuar në rendin e përgjithshëm. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deficiti i pritur në fund të vitit është rreth 6.1 miliardë leva

Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar në fund të vitit 2024. “Vlerësimet parashikojnë se deficiti do të tregojë një përmirësim krahasuar..

botuar më 25-01-03 9.38.PD

AFP: Infrastruktura e keqe zvogëlon përfitimet e Bullgarisë nga Shengen

Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..

botuar më 25-01-02 9.57.PD

BNB lëshon monedha ari "Nëna e Shenjtë e Zotit - Molla e Artë"

Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...

botuar më 25-01-02 8.25.PD