Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mësimdhënia në shkollë mund të fillojë pas datës 4 janar

Foto: BGNES

Në qoftë se situata lejon ka të ngjarë që pas 4 janarit të fillojë kthimi i fëmijëve në shkollë, pasi vendimi për këtë do të merret për çdo një rajon veçmas. Së pari do të kthehen fëmijët nga klasa e parë deri në atë të katërt. Pastaj përparësi do t’u jepet nxënësve të klasës së 7-të dhe të 12-të, tha Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev. Ministri mori pjesë në një debat me prindërit, të iniciuar nga Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva, njoftoi BNT.

30 000 fëmijë nuk janë përfshirë në mënyrë efektive në arsimin elektronik, megjithëse disa prej tyre kanë smart celulare. Shkollat kanë të drejtën të paguajnë internetin e fëmijëve, prindërit e të cilëve nuk disponojnë mjete financiare, sqaroi Vëllçev. 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD