Komisioni Evropian miratoi të gjitha shpenzimet e Bullgarisë gjatë vitit 2020 për luftimin e murtajës afrikane të derrave dhe do të rimëkëmbë përqindjen maksimale të lejuar – 75%. Mjetet janë mbi 7.5 mln euro, bëri të ditur Agjencia Bullgare për Sigurinë e Ushqimeve.
Gjatë nëntorit të vitit 2020 në Bullgari u zhvillua një audit i Komisionit Evropian për vlerësimin e masave të ndërmarra nga autoritetet bullgare. Përfaqësuesit e Komisionit vlerësuan lart përgatitjen dhe aplikimin e masave kundër sëmundjes.
Që nga fillimi i vitit 2020 deri tani Bullgaria ka konstatuar ulje prej 60% të numrit të vatrave të sëmundjes në krahasim me vitin 2019 dhe nga 44 ato tashmë janë 19, transmetoi BTA.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..