Që të ndihmohen mësuesit, gjatë shkurtit do të përpunohet një metodikë e posaçme për mësimdhënie në mjedisin elektronik, njoftoi një reporter i programit Horizont të BNR-së. Gjatë kontrollit parlamentar Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev njoftoi se tashmë është gati dhe një manual në ndihmë të prindërve. Sipas Vëllçevit nuk ka mësues që nuk mund të japin mësim në distancë për shkak të mungesës së pajisjeve elektronike. Deri në pranverën e vitit tjetër do të ketë akoma 24 mijë pajisje për mësuesit.
Përveç kësaj me aneksin e kontratës kolektive të nënshkruar në fillim të kësaj jave, mësuesit do të marrin para shtesë për trajnim në internet.
Ministri Vëllçev njoftoi se gjatë 5 viteve të fundit mosha mesatare e mësuesve në vend ka rënë nga 52 në 48 vjeç.Bashkëkryetari i grupit parlamentar të “BSP-E majta e bashkuar” Atanas Zafirov shprehu shpresën se vendi ynë javën e ardhshme do të ketë një kabinet të rregullt. “Sot dhe nesër janë ditë të rëndësishme, shpresoj që përfundimisht të zgjidhet kjo nyjë”, tha..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë 40 leje për ndërtimin e godinave të reja apo për..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..