Për 30 vjet nxënësit e Shkollës Artistike në qytetin Pleven “Kolorit” janë dekoruar me më shumë se 7 000 çmime - të arta, të argjendta, të bronzta, çmime dhe certifikata nga konkurse në mbi 30 vende, njoftoi piktorja Maja Ananieva, udhëheqëse e shkollës. Mbi 200 janë ekspozitat vetjake të piktorëve të vegjël dhe të talentuar, ku 60 prej tyre janë në galeri prestigjioze, muze dhe ambasada në shtete të ndryshme.
“Qindra janë fëmijët nga atelieja krijuese të cilët kanë përfunduar shkollat e larta mësimore tek ne dhe jashtë shtetit, dhe tanimë janë krijues të afirmuar”, shtoi Ananieva e cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Piktura të fëmijëve nga “Kolorit” janë të përfshira në një kalendar të UNICEF-it. Një vepër e një fëmije nga shkolla është publikuar në një libër të artit figurativ në Japoni. Në lidhje me ditëlindjen e vet “Kolorit” prezanton një online ekspozitë me piktura të fëmijëve.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..