Detari bullgar Eduard Tavitjan mori çmimin vjetor të Organizatës Ndërkombëtare Detare për guximin e tij të jashtëzakonshëm. Më 9 tetor 2019 Eduard Tavitjan, inxhinier në një traget, u hodh në ujërat e stuhishme të oqeanit për të shpëtuar një pasagjer që ra përtej bordit. Shpëtimi në det është një nga veprat më të guximshme njerëzore, shënohet në motivet e organizatës ndërkombëtare për dhënien e çmimit.
Në një letër dërguar Agjencisë Ekzekutive "Administrata Detare", Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore Kitak Lim shprehu mirënjohje për qeverinë bullgare për kandidatin e propozuar të denjë për çmimet vjetore, njoftoi BGNES.
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e..