Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Pleven me një ekspozitë në lidhje me 80 vjetorin nga lindja e Emill Dimitrovit

Foto: arkiv

Çmimet e këngëtarit të madh bullgar të estradës Emill Dimitrov do të tregohen  në qytetin e tij të lindjes Pleven më 23 dhjetor, kur mbushen 80 vjet nga lindja e tij. Gjatë vitit 1960 Emilli debuton si këngëtar me këngën e kompozuar nga ai “Arlekino”, duke shoqëruar me fizarmonikë. Kjo e vë fillimin e karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme si një këngëtar i estradës, muzikant dhe kompozitor. Një nga këngët më të njohura “Vendi im, Bullgaria ime” është një ndër këngët më të dashura e të preferuara bullgare. Pavarësisht se gjatë asaj kohe Bullgaria është përtej perdes së hekurt Emill Dimitrovi zhvillon turne në pothuajse të gjitha vendet evropiane. Këngëtari bullgar korr suksese të mëdha në Bashkimin Sovjetik, por dhe në Francë. Aty ai njihet me Charles Aznavour dhe Dalida, kurse kënga “Vendi im, Bullgaria ime” është incizuar në frëngjisht, gjermanisht, italisht, dhe spanjisht dhe është e njohur me titullin “Monika”. Emill Dimitrovi vdiq në vitin 2005, duke na lënë një repertor  prej mbi 400 këngëve dhe kompozicioneve.

Shikoni interpretimin e tij të këngës “Vendi im, Bullgaria ime” gjatë vitit 1971.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD