Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po përgatitet një strategji komunikimi për vaksinimin kundër Covid-19

Foto: BGNES

Do t’u shpjegojmë qytetarëve se vaksinimi është rruga drejt shpëtimit, rruga drejt marrëdhënieve të mira njerëzore, kështu iu përgjigj Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov një pyetjeje parlamentare. Ai shtoi se po punohet shumë mbi krijimin e një strategjie të bazuar në transparencën, besueshmërinë dhe aksesin tek të dhënat për vaksinat dhe zbatimin e tyre të ardhshëm.

Karakteristikat e shkurtra të vaksinave nuk janë ende të qarta, por autoritetet do të insistojnë që prodhuesit t’u japin përgjigje të gjitha pyetjeve me interes për njerëzit. Angellov siguroi se autoritetet shëndetësore do të bëjnë çdo përpjekje për vaksinimin e suksesshëm kombëtar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD

Erërat e forta uragane shkaktuan dëme në qytetin Vraca dhe në zonën përreth

Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..

botuar më 24-11-21 9.15.PD