Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zemrat na shpien – fushatë e cila ngroh zemrat e të moshuarve të vetmuar

Foto: Facebook/Moto Klub “Vokil”

“Nuk ka gjest më të bukur sesa të japësh nga  yti për të varfërit sepse është e lehtë që të jesh i mirë, ndërsa e mira është ngjitëse!” Me këtë apel emocionues Moto Klubi “Vokil” në qytetin bregdetar Varna u bëri thirrje bashkëqytetarëve të përkrahin fushatën “Zemrat na shpien” në ndihmë të njerëzve të moshuar dhe të vetmuar. Ata janë të bindur se vëmendja dhe biseda e përzemërt ngrohin shpirtin e ngrirë e të vetmuar më shumë se gjithçka tjetër.

Prandaj vendosën të ndajnë kohë, mjete dhe më tepër fjalë të mira për njerëzit të cilët do t’i kalojnë festat e fundvitit vetëm. Ky nuk është aksioni i parë bamirës i klubit, i cili që prej katër vitesh ndihmon nën forma të ndryshme të sëmurët dhe të dobëtit.

Këtë vit kemi dashur që të jetë diçka ndryshe - të arrijmë tek i fundit që ka nevojë për mbështetje – tregon Nikolla Dimitrov, kryetar i klubit. – Kështu lindi ideja të blejmë produkte për njerëzit ndaj të cilëve fati nuk ishte i favorshëm. T’u kushtojmë atyre vëmendje të veçantë. Do të jemi rigorozë në respektimin e masave antiepidemike. Ne nuk duam të vëmë në rrezik njerëzit e moshuar të cilët për arsye të ndryshme jetojnë të vetmuar në varfëri dhe privim. Ideja është t’i shohim, ato janë nënat, gjyshet tona, të mbetura vetëm në karvanin e jetës së tyre. Ne do të përpiqemi t’u kushtojmë atyre pak kohë për të parë se nuk janë të harruar nga bota dhe nga njerëzit. Prandaj me këdo që dëshiron do të flasim nga distanca. Për ata që kanë frikë do të lëmë qesen me produktet para derës.”

Nikolla Dimitrov

Lajmi për iniciativën e klubit fitoi zemrat e shumë njerëzve dhe ndezi flakën e shpresës se mirësia dhe njerëzimi në vendin tonë do të mbijetojnë, megjithë sprovat.

“Kjo është një ide e mrekullueshme! – mendon Cvetelina Aleksandrova nga Varna e cila ndan pikëpamje dhe vlera të përbashkëta në një platformë online për zhvillim personal. – Zakonisht festat kujtojmë për t’u kushtuar vëmendje njerëzve në nevojë. Do të jetë mirë që të ketë iniciativa të ngjashme jo vetëm ditë të tilla.”

“Më pëlqeu shumë kjo ide, sepse njerëzit e moshuar vërtet duket se janë harruar nga shoqëria” – ndan qëndrimin e vet Veska Manova nga Sofja e cila gjithashtu merr pjesë në platformë. “Kjo iniciativë midis djemve të rinj tregon se ka ende thëngjij të ruajtur për breza të tërë "- bashkohet me ta Jotka Hallaçeva nga Karllovo. – Ka shpresë që të rinjtë do të vazhdojnë traditat për të pritur festat me entuziazëm dhe dashuri.”

Veprimet e Moto Klubit “Vokil” janë të koordinuara me Shërbimin Social në qytetin Varna, i cili u siguroi lista e njerëzve të vetmuar me të ardhura të ulëta. Përveç me produkte ushqimore të rinjtë kanë ndërmend të përkrahin bashkëqytetarët e tyre të moshuar edhe me meremetime të vogla në shtëpitë e tyre. Iniciativa ka përkrahjen e moto klubeve të tjera në kryeqytetin tonë detar të cilat janë 15 dhe të gjithë banorëve të qytetit. Produktet tashmë u blenë dhe u bënë nja 180 pako. Shpërndarja fillon më 19 dhjetor dhe do të vazhdojë edhe ditët e vijueshme përderisa gjithçka do të furnizohet në shtëpitë e nevojtarëve.

“Ne u befasuam shumë këndshëm që në Bullgari jemi vërtet shumë të sinqertë dhe të mirë, përkundër disa "urrejtësve" – thekson Nikolla Dimitrov. -  Unë dua t’u them të gjithëve se ka shumë njerëz të mirë. Mos e harroni! Shikoni përqark ata janë rreth nesh! Fushata jonë nuk do të kishte përmasa të tilla nëse nuk do të ishin të gjithë ata që u përfshin. Sepse zemrat tona na çojnë – dhe ne gjejmë rrugë dhe mënyrë aty ku të tjerët heqin dorë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook/Moto Klub “Vokil”, Nikolla Dimitrov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD