Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vokali i grupit P.I.F. vdiq nga Covid-19

Dimo Stojanov
Foto: arkiv
Në moshën 45 vjeçare u nda nga jeta vokali i grupit bullgar P.I.F. Dimo Stojanov.

Më 9 dhjetor, grupi botoi në Facebook një thirrje për të dhuruar plazmë gjaku sepse gjendja e Dimos i cili ndodhej në spital ​​ishte e rëndë. Megjithëse u gjet një donator, muzikanti nuk arriti të luftojë virusin.

Grupi P.I.F. u krijua nga Dimo ​​Stojanov dhe Ivan Vellkov në 1992 në Varna me emrin Resemblence. Gjatë kësaj periudhe, këngët e formacionit ishin në anglisht dhe shfaqjet e tij kryesore ishin në Hungari.

Që nga viti 1999 ajo ka shfaqje në Sofje me emrin P.I.F. (Patriots In Fashion). Në vitin 2000 në tregun muzikor doli albumi i tij debutues "PIF", i cili gëzoi një popullaritet të madh dhe mori çmimin e televizionit të parë muzikor bullgar MM për albumin e vitit.


Kënga "Nganjëherë" në interpretim të Grupit P.I.F.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Asnjë moment"

Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..

botuar më 25-02-24 6.10.PD

"Trillimi"

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..

botuar më 25-02-21 6.30.PD

"Punëtori i zellshëm" – kënga më e re e Papi Hans

Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..

botuar më 25-02-20 6.35.PD