Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Testet e shpejta të antigjenit barazohen me PCR testet

Foto: EPA/BGNES

Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angellov testet e shpejta të antigjenit shtohen si kriter laboratorik në diagnostikimin e Covid-19. Personat me test pozitiv antigjeni do të evidentohen si raste të konfirmuara të Covid-19 në Portalin e Unifikuar të Informacionit. Ata do t’i nënshtrohen izolimit 14 ditor ndërsa personat e kontaktit do të vihen nën karantinë 10 ditore, ashtu siç është kjo te PCR testet e konfirmuara me koronavirus. Nëse ka simptoma klinike të koronavirusit dhe rezultat negativ, duhet të kryhet një test PCR, dhe nëse kjo nuk është e mundur, një test i ri i shpejtë i antigjenit duhet të kryhet pas 2-4 ditësh.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata Kushtetuese anuloi reformën në drejtësi dhe mbajti kabinetin e ri teknik

Gjykata Kushtetuese shpalli jokushtetuese dhe të pavlefshme shumicën e ndryshimeve në Kushtetutë të votuara nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor në fund të vitit 2023. Rasti u inicua me kërkesë të presidentit Rumen Radev dhe 48 deputetëve...

botuar më 24-07-26 5.51.MD

Shteti financon një laborator të ri në Antarktidë

Shteti bullgar planifikon të ndajë fonde serioze për laboratorin e ri në bazën tonë në Antarktidë, njoftoi BNT, duke cituar ministrin në detyrë të arsimit, Galin Cokov. Deri në fund të vitit 2025, pak më shumë se 5 milionë euro janë ndarë për..

botuar më 24-07-26 12.52.MD

Ka versione të ndryshme për arsyet e shpërthimeve pranë fshatit Elin Pelin

Sipas ekspertit të sigurisë, Milen Ivanov, incidente të tilla lënë gjurmë të mjaftueshme për të bërë një ekspertizë. Në studion e Nova Tv eksperti komentoi se lëndët plasëse në magazinë nuk digjen shpejt. Ai shpjegoi se baruti i zi i tymit që është..

botuar më 24-07-26 11.01.PD