Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një vendim i gjykatës shkaktoi krizë qeveritare në Kosovë

Kosova ra në një krizë qeveritare pasi Gjykata Kushtetuese shpalli si jo kushtetuese zgjedhjen e qeverisë së Avdullah Hotit nga Parlamenti në qershor. Problemi është se zgjedhja është bërë me votën e një deputeti të dënuar përpara kohe për mashtrime. Gjykata e mori këtë vendim në bazë të ankesës së partisë “Vetëvendosje”, e cila doli nga pushteti pas një përçarjeje me partinë e Hotit - Bashkimi Demokratik i Kosovës, transmetoi Radioja Kombëtare Bullgare - programi “Horizont”. Ankesa u parashtrua për shkak të deputetit Etem Arifi, i dënuar gjatë vitit 2018 me 15 muaj burgim për shpërdorim me 26 000 euro. Në përshtatje me ligjet kosovare  një person i dënuar në instancë të fundit, nuk ka të drejtën të jetë deputet të paktën 3 vjet pas dënimit përfundimtar. Pritet që Presidentja e përkohshme Vjosa Osmani të fillojë konsultime me forcat politike për një datë të re për zgjedhjet parlamentare.

Rreth 1,7 milionë shqiptarë jetojnë në emigracion

Instituti Shtetëror i Statistikave i Shqipërisë njoftoi se numri i përgjithshëm i qytetarëve shqiptarë , të cilët jetojnë jashtë shtetit, është rreth 1,7 milionë. Vetëm për vitin 2019 nga vendi kanë ikur 47 000 veta, duke e shtuar diasporën shqiptare me 2,6% në vit, shkruan agjencia BGNES. Sipas statistikës kombëtare të Shqipërisë shkaku bazë për emigracionin është karakteri ekonomik. Më shumë emigrantë shqiptarë ka në Greqi, Itali, Gjermani dhe në Britaninë e Madhe.

Rumania po zgjedh një qeveri të re

Presidenti rumun Klaus Werner Iohannisnominoi ministrin aktual të financave nga Partia Kombëtare Liberale Florin Cîțupër kryeministër, raporton AGERPRES. Cîțu është i propozuar  për kryeministër nga koalicioni i përbërë nga Partia Kombëtare Liberale, Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë-PLUS dhe Bashkimi Demokratik i Hungarezëve në Rumani. Koalicioni i djathtë centrist i vuri vetes për qëllim të formojë një kabinet pa Partinë Social Demokrate, e cila u klasifikua e para në zgjedhjet e 6 dhjetorit, me rreth 30 % të votave.  Cîțu i cili është 48 vjeç e ka përfunduar arsimin e vet në Shtetet e Bashkuara. Ka punuar në Bankën Kombëtare të Zelandës së Re dhe në Bankën Evropiane për Rimëkëmbje dhe Zhvillim, njofton  Agjencia Telegrafike Bullgare. Pritet që parlamenti i zgjedhur më 6 dhjetor të përkrahë kabinetin e ri akoma përpara Krishtlindjes.

Nacionalistët fituan votimin e parë lokal prej 12 vjetëve e këtej në Mostar

Më 20 dhjetor në qytetin Mostar, në pjesën myslimano-kroate të Bosnjës dhe Hercegovinës, u zhvilluan zgjedhjet e para prej 12 vjetëve e këtej. Pavarësisht nga pandemia, aktiviteti tejkaloi 50%. Më shumë vota fituan të dyja partitë nacionaliste, të cilat kanë drejtuar dhe deri tani - Bashkimi Demokratik Kroat /të katolikëve kroat/ dhe Partia e Veprimit Demokratik /e myslimanëve boshnjakë/. Zgjedhjet u bënë të mundshme pas një pauze 12 vjeçare, pasi një mësuese vendase dha ankesë kundra Bosnjës përpara Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. Shkaku për këtë pauzë ishte se gjatë vitit 2008 Gjykata Kushtetuese i përcaktoi rregullat zgjedhore në qytet për diskriminuese dhe që atëherë Bashkimi Demokratik Kroat dhe Partia e Veprimit Demokratik nuk mundën të arrijnë një marrëveshje dhe pajtim mbi këtë çështje.

Aksion kombëtar për testim falas për Covid-19 në Greqi

Masat e rrepta anti-epidemike në Greqi ruhen deri më 7 janar. Pas dy muajve nën karantinë rezultatet janë inkurajuese, por akoma ka vatra aktive të infektimit. Mjekë ushtarakë përfshihen në zhvillimin e testimit masiv të popullsisë. Për këtë qëllim  në vend hapen 130 qendra, transmetoi  nga Greqia korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare Katja Peeva. Që të gjithë të cilët kanë dëshirë mund të bëjnë teste falas. Nga kabineti i kryeministrit njoftojnë se më 28 dhjetor Kyriakos Mitsotakis dhe bashkëshortja e tij do të vaksinohen kundra Covid-19. Fushata mbi vaksinimin fillon gjatë javës së fundit të muajit dhjetor në pesë spitale të Athinës, ku prioritet kanë punonjësit mjekësorë.  

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES, AP/BTA, Reuters

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të..

botuar më 24-09-14 10.25.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..

botuar më 24-09-07 8.15.PD
Prof. i Asociuar Spas Tashev

Një shoqatë bullgare ka shpërndarë një letër të rëndësishme drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..

botuar më 24-09-02 7.45.PD