Ajo kërkohet për shkak të stilit të saj unikal dhe ekskluziv.Bullgarja Diana Foteva dekoron shtëpi dhe pallate në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke i kthyer në vende të pazakonshme dhe të bukura për të jetuar. Tanimë 16 vjet me radhë Diana Foteva krijon kryevepra, duke e kapërcyer me një lehtësi kufirin midis artit figurativ dhe dekorimit.
Ajo ka mësuar mbishkrim mural dhe teknika monumentale në Akademinë Artistike Kombëtare në Sofje, vazhdon në degën e pikturimit në një nga universitetet më të mëdha për art dhe dizajn në Gjermani (Burg Giebichenstein Kunsthochschule Halle, Germany), kurse jetën e saj e ndryshon një film.
“Në një ditë me shi shikova në televizion një film për Dubain, i cili më bëri një përshtypje të madhe dhe unë vendosa se ky është vendi i realizimit tim- kujtohet Diana Foteva. Mundësia nuk vonoi shumë: erdha këtu dhe punova 6 muaj për një dekorues të njohur italian. Një vit më vonë, pasi përfundova studimet e mia në Gjermani, u ktheva dhe themelova firmën time.”
Tavane dekorative dhe suvatime speciale, freska, mbishkrime murale dhe kompozicione ornamentale - kjo është vetëm një pjesë nga numri i madh i shërbimeve, të cilat i propozon firma e Dianës. A është vështirë të fitohet vend në tregun e një shteti si Emiratet e Bashkuara Arabe?
“Meritën e madhe ia përkushtoj përgatitjes sime solide dhe polivalente profesionale, e cila më dallon dhe më nxjerr përpara shumë të tjerëve në tokën lokale - thotë Diana Foteva. Në vend të dytë, një premisë e rëndësishme për suksesin është aftësia të mund të llogarisësh situatën dhe vazhdimisht të adaptohesh dhe të përshtatesh me të. Dubai është vendi, i cili zhvillohet me ritme marramendëse kurse ne kishim fatin të vendosemi në një kohë, kur gjërat qenë akoma në fillimin e vet. Sot ndihem krenare të jem një pjesë nga kjo shoqëri dhe shumë mirënjohëse për mundësinë të shoqëroj këtë përparim të jashtëzakonshëm.”
Porositë e para të cilat i merr Diana janë për mure të veçanta dhe për tavane me flori. Jo pas shumë kohe kalon drejt interierit artistik dhe koncepteve të plota - si harta e pikturuar antike e botës në tavanin e një dhome për fëmijë, që të arrijë deri tek projektet e mëdha dhe të ndërlikuara:
“Objektet tona të fundit janë kryesisht hotele të luksit. Sivjet morëm pjesë në një projekt të arkitektes me famë botërore Zaha Hadid. Tani po përfundojmë top hotelin luks në biznes zemrën e Dubait - thotë bullgarja.
Por, mbase një nga projektet më emblematike, të cilat unë kam realizuar, qe në fermën private të shehut të ndier Zajed bin Sulltan All Nahajan, themeluesi i federatës së Emirateve të Bashkuara Arabe, të trashëguar nga djali i tij shehu Tahnun në shkretëtirën Abu Debi. Banuesit vendas janë të arsimuar shumë mirë në lidhje me dizajnin, duke pasur parasysh mundësitë e tyre për të paguar si dhe mundësinë për të udhëtuar nëpër botë”.
Bullgaria nuk i ka munguar Dianës, sepse ajo asnjëherë nuk e ka shkëputur lidhjen me atdheun. Por, a fut ndonjë gjë bullgare në krijimet e saj?
“Po patjetër! - është më se kategorike dekoratorja artistike Diana Foteva. Si nxënëse e shkollës bullgare të pikturimit, ajo projektohet në punimet e mia gjatë ndërtimit dhe formimit të mbishkrimeve murale, në pikturimet me ornamente, një prani serioze kanë motivet florale, por nuk mund të them se kufizohem me to. Gjithmonë kam pasur një afinitet dhe drejt artit evropianoperëndimor. Prandaj gjërat e mia janë një sintezë e pasur prej stileve evropiane, të ndrequra e të platitura me një shije shumë fine arabe...”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..
Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..
Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit..