Në Aeroportin e Sofjes u ul avioni i parë me bullgarë nga Britania e Madhe, pasi u hoq ndalesa dyditore për fluturime nga Ishulli për shkak të shtamit të ri të Covid-19.
Të gjithë që mbërrijnë nga Ishulli duhet të testohen me një test të shpejtë antigjeni që në aeroport, bëri të ditur Kryeinspektori Shtetëror i Shëndetësisë Angell Kunçev.
Sot në Aeroportin e Sofjes priten tetë avionë dhe ka të ngjarë që të ngadalësohet testimi i qytetarëve.
Nuk ka rrezik të ndotjes së Detit të Zi në rajonin e zonës ekskluzive ekonomike bullgare nga derdhja e naftës në ngushticën e Kerçit pasi dy cisterna ruse u rrëzuan atje. Kjo u bë e ditur në Varna nga Admirali i Flotës Prof. Kalin Kalinov - kreu i Shkollës..
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e BSP-E Majta e Bashkuar. Ekipet negociuese të dy forcave parlamentare ishin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha në Pernik se është optimiste për formimin e një kabineti të rregullt. “Bisedimet e djeshme më mbushin me shpresë, sepse vetë fakti që do të vazhdojnë edhe sot do të thotë se ka vend për bisedime dhe negociata. Gjëja..