Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1000 njerëz do të testohen për efektivitetin e vaksinës

Foto: jnj.com

Në Bullgari një pjesë e të vaksinuarve kundër Covid-19 do të testohen në mënyrë që të sqarohet efektiviteti i vaksinës. Kjo u njoftua nga Kryeinspektori Shëndetësor Shtetëror doc. Angel Kunchev në Plovdiv. Cituar nga BTV, ai tha se studimet do të fillojnë me një mijë njerëz që do të testohen në muajin e dytë dhe të gjashtë, si dhe një dhe dy vjet pas vaksinimit.

Më herët sot, gjatë një vizite në një spital të Sofjes, Kryeministri Bojko Borisov tha që ne do të merrnim vaksina të ndryshme dhe mjekët e përgjithshëm do të ishin në gjendje të rekomandonin se për kë cila vaksinë është më e përshtatshme. Ai tha se ditët e fundit ka pasur një tendencë për të lehtësuar sistemin shëndetësor - me një rritje në numrin e shërimit nga Covid-19 dhe një rënie të vdekjeve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhuroi mbi 3 milionë vaksina kundër Covid, 2.8 milionë u dërguan në Iran

Bullgaria ka paguar, por më pas ka shkatërruar ose dhuruar mbi 5.5 milionë vaksina kundër Covid. Në total, nga shfaqja e vaksinave për Covid-19 deri më 31 gusht 2024, vendi ynë ka paguar pothuajse 250 milionë euro nga fondet e veta për të blerë 8..

botuar më 24-10-12 1.15.MD
Akademia Bullgare e Shkencave

Akademia Bullgare e Shkencave feston 155 vjetorin e themelimit

Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 12 tetor, 155 vjetorin e themelimit të saj me një mbledhje solemne dhe një koncert në Operën dhe Baletin e Sofjes. I ftuar zyrtar i festës do të jetë presidenti Rumen Radev. Akademia Bullgare e..

botuar më 24-10-12 6.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës fronti i ftohtë atmosferik do të kalojë edhe përmes Bullgarisë Lindore. Në shumë rajone atje, si dhe në pjesën qendrore të vendit do të ketë reshje. Në Bullgarinë Perëndimore reshjet e shiut do të pushojnë dhe vranësirat do të çahen...

botuar më 24-10-11 7.35.MD