Marrëveshjet me tokë u tkurrën gjatë 2020-ës, ndërsa çmimet u ulën, shpjegoi para programit “Horizont” të BNR-së Stajko Stajkov, kryetar i Asociacionit të Pronarëve të Tokave Bujqësore. Tërë Bullgaria Lindore pësoi dëme për shkak të thatësirës dhe kjo stresoi tregun në Dobruxha. Çmimet atje janë nën 1000 euro për një dynym. Papritmas çmimet atje u barazuan me ato të tokës në Bullgarinë Veriperëndimore.
Më e lirë është toka në Bullgarinë Jugore, në Haskovo, Kërxhali, Stranxha-Sakar. Atje nuk ka shumë oferta dhe në kohën e pandemisë ka zakonisht shitje të jashtëzakonshme.
Kundërshtimet mes organizatave të shumta profesionale pengojnë miratimin e një ligji të ri për tokën. Bullgaria është shteti i vetëm në BE pa Dhomë të Përbashkët Bujqësore, shtoi Stajkov.Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit..