Gjatë vitit 2020 pandemia me Covid-19 i dha një shtytje të paparashikuar digjitalizimit dhe mediave sociale në jetën tonë. Qindra mijë bullgarë mbetën në shtëpi dhe e transferuan të gjithë veprimtarinë e vet online. Lidhje në video, realitet virtual, mjekësi televizive e të tjera, prej kohe nuk janë më një fantazi shkencore. Por, ky është vetëm fillimi. Çfarë na pret?
Të mençurit bëhen më të mençur, kurse budallenjtë - budallenj edhe më të mëdhenj.
Ivajllo Diçev, profesor i antropologjisë kulturore në Universitetin e Sofjes, mendon se revolucioni digjital patjetër çon deri në fragmentimin e shoqërisë moderne. Përmes mediave sociale çdo një është mbyllur në një balon të filtruar, në të ashtuquajturën dhomë ekologjike, në të cilën dëgjon vetëm zërin e vet.
“Hapësira publike fragmentohet në këto rrjete, ku në praktikë ne zgjedhim partnerët dhe bashkëbiseduesit tanë sipas kësaj nëse u përgjigjen paragjykimeve tona dhe kërkojmë ripohimin e paragjykimeve tona. Kështu të mençurit bëhen edhe më të mençur kurse budallenjtë-budallenj edhe më të mëdhenj”, thotë profesori Diçev dhe shton:
“Paradoksi bazë është se, këto rrjete duken publike, i përngjajnë sheshit, ku secili mund të dalë dhe të flasë. Por, nga ana tjetër, ato janë pronë private të kompanive të caktuara, si Facebook ose Google, interesi i të cilave nuk është i lidhur me vlera morale, por të na detyrojë të klikojmë dhe të konsumojmë. Dhe sa më shumë fyerje të dhunshme, lajme të rreme dhe thashë e thamë postojmë, kaq më shumë njerëz do të reagojnë . Kjo çon deri në ndarje, deri në një tension”.
Gjuha e urrejtjes, lajmet e falsifikuara, teoritë konspirative
Efekti është shpërndarja gjithnjë e më e gjerë e gjuhës së urrejtjes, të lajmeve të falsifikuara dhe të teorive konspirative. Rreth koronavirusit ato triumfojnë në hapësirën digjitale. “Algoritmet e rrjeteve sociale janë të fshehura, ato nuk na janë shpjeguar. Ne nuk e dimë sesi dhe përse motori i kërkimit indekson një element ose ndonjë tjetër. Për shembull Google fsheh mënyrën, në bazë të së cilës i rendit hitet si një sekret të firmës” - thotë profesori Diçev.
Këto algoritme vihen në lëvizje përmes intelektit artificial, kurse ai zhvendosi shumë profesione, përfshi dhe në fushën e kulturës dhe të artit. Do të forcohet ndjenja e njerëzve të shumtë se janë të tepërt, të panevojshëm, se shoqëria i nxjerr jashtë - proces me pasoja të paditura, mendon profesori. Sipas tij intelekti artificial do të thellojë pabarazitë midis njerëzve.
Thellim i pabarazive dhe midis shteteve të veçanta
“Ne përfytyrojmë se këtu në Bullgari, intelekti artificial do të vijë dhe do të zhvillohet, por ka shumë të ngjarë që vendi ynë do të mbetet larg këtyre proceseve dhe ne do të bëhemi edhe më të varfër, do të zhytemi edhe më në këtë botë globale, sepse nuk kemi vullnetin ta zhvillojmë” - thotë profesori Diçev.
Robotë të cilët kompozojnë, shkruajnë libra, pikturojnë në vendin tonë. Të cilët modelojnë pikëpamjet, misionet dhe madje ... dhe emocionet tona.
A është kjo e ardhmja e cila na pret?
“Tema bazë për mua është se çfarë do të bëjë njeriu. Gjithnjë e më shpesh ka vepra artistike mbi bazën e intelektit artificial, për shembull piktura. Nganjëherë është e vështirë t’i dalloni nga veprat e një piktori të gjallë. Dhe ne e pyesim veten, cili do të jetë fillimi krijues, a nuk do të zhduket vallë arti si një i tillë? Ajo, të cilën mund ta themi është se, akti krijues gjithnjë e më shumë do të zhvendoset nga vetë vepra e artit ndaj programit, me të cilin është krijuar. Mbase kjo do të jetë e ardhmja e artit. Do ta bëjnë njerëzit, të cilët kanë jo vetëm dije estetike, por dhe shumë mjeshtëri teknike” - thotë si përfundim profesori Ivajllo Diçev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, EPA/BGNES, PixabayShfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në..