Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Para pushimeve me energji muzikore dhe shaka online

Foto: arkiv

Thonë se talenti i vërtetë është i pashoq, në të gjithmonë ka diçka origjinale dhe personale, pavarësisht se në fund të fundit a i përket botës. Talenti gjithmonë do të gjejë rrugën e vet, pavarësisht nga vështirësitë. E dëshmuan mijëra muzikantët, artistët, mjeshtrit e vallëzimit, të cilët, akoma gjatë ditëve të para të izolimit, bujarisht e ndanin artin e vet online - në interpretime drejtpërsëdrejti dhe përmes incizimeve...

Në ditën e fundit të vitit 2020 zgjodhëm për ju tri incizime në video të interpretuesve bullgarë me famë botërore - Sonja Jonçeva, Vesko Eshkenazi dhe Vasko Vasilev. Ata prej kohe janë etalon i profesionalizmit, emrat e tyre janë të njohur për specialistët dhe adhuruesit nëpër të gjithë botën. Ambasadorë të “artit të lartë”, me arritje dhe shfaqje serioze, ata nuk ngurojnë të tregojnë  dhe anën e vetme më pak serioze.

Vesko Panteleev Eshkenazi koncert mjeshtër shumëvjeçar i Orkestrës Mbretërore Koncertgebau në Amsterdam Royal Concertgebouw Orchestra, solist, interpretues dhome me bashkëpunime të shumta muzikore. Projekti i tij i radhës bashkë me Peçenkata - një mjeshtre e njohur në bijtboks, duhej të realizohej gjatë vitit 2020. Por, u nevojit ta bëjnë në distancë. Ja dhe një nga pjesët:  

Sopranoja jonë me një njohje botërore Sonja Jonçeva i pushtoi zemrat e melomanëve, të cilët kanë ndjekur koncertin online përpara kullës Eifel në lidhje me festën kombëtare të Francës që u transmetua nëpër të gjithë botën. Kurse në festivalin në Salzburg në interpretim të saj tingëlloi një këngë e dashur bullgare. Incizimi në video, të cilin ju propozojmë e prezanton Sonjën në një rol të pazakonshëm. Pavarësisht nga kjo, është një kujtim shumë ledhatues për projektin e saj më të suksesshëm - familja. Sepse këtu ajo është në duet me bashkëshortin e saj – dirigjentin e njohur Domingo Hindojan.

Artistikë, një zotërim virtuoz i instrumentit, një ndjenjë për humor dhe një gëzim të vërtetë nga muzicimi -t ë gjitha këto  janë cilësi të cilat u përkasin talenteve të mëdhenj, këtyre të cilët jetojnë për shkak të artit dhe të publikut të vet. Pavarësisht se çfarë muzikë pëlqeni, shpresoj se do të vlerësoni lart këtë video të Vasko Vasilevit, Ara Malikian, Juan Heredia, Victor Vallejo. Shpresojmë që hareja dhe energjia të cilët burojnë  nga muzika e tyre, të shtojnë edhe më shumë mirësi, gjendje të mirë shpirtërore dhe mendime të ndritshme që të presim Vitin e Ri  të ardhshëm 2021 me shpresë të jetë më i mirë!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dashuria si një qiell"

Pak pas prezantimit të baladës së tij të bukur “Po vrapojmë” ,  Miro ka një tjetër këngë të re, kësaj radhe me një tingull të lehtë të stilit karakteristik për vitet 80 dhe 90 të shekullit të njëzetë. Për krijimin e "Dashuria si një qiell"..

botuar më 24-06-04 8.25.PD

Ersin Mustafov nga JEREMY? me një projekt të pavarur - "Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë"

Në sinkron me pranverën me shi jashtë, Ersin Mustafov na dërgon mesazhin gazmor “Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë” me këngën e tij me të njëjtin emër. Meqenëse e njohim deri tani si frontmenin e JEREMY? , po e mirëpresim me interes..

botuar më 24-06-03 6.10.PD

"Përshëndetje" - diçka e re nga Mary Boys Band

Gjashtë vjet pasi në tregun muzikor doli albumi i fundit i Mary Boys Band “Ditë të lumtura”, grupi thotë “Përshëndetje”, duke u rikthyer me një këngë të re me të njëjtin emër.  Gjatë kësaj periudhe, vetë Maria - Maria Mutafçieva - realizoi albumin e..

botuar më 24-05-31 6.15.PD