Disa minuta para fundit të vitit 2020 Kreu i Shtetit Rumen Radev mbajti fjalimin e vet tradicional me rastin e Vitit të Ri drejtuar popullit bullgar. Në të ai deklaron se Bullgaria dhe bota po dërgojnë një vit të vështirë – me pandemi, e cila mori jetën e njerëzve tanë të dashur dhe na detyroi të mësohemi të jetojmë, punojnë, arsimohemi dhe të komunikojmë në një mënyrë të re.
“Mendimi im i parë sot është për bullgarët, të cilët e presin festën të vetmuar dhe në varfëri, të trishtuar, të dëshpëruar dhe të pabesë, për mijërat mjekë, infermiere dhe sanitarë, të cilët bartën peshën e fatkeqësisë që përjetuam, për të gjithë ata që punojnë sot në natën festive” – nënvizoi në fillim të fjalimit të vet Presidenti dhe shtoi se gjatë vitit 2020 jeta na ka rikujtuar se sa kushton liria, solidariteti dhe humanizmi.”
“2020-ta ishte edhe viti i zgjimit bullgar. Mijëra njerëz deklaruan vullnetin e tyre për t’i vënë fund gënjeshtrës, paligjshmërisë dhe korrupsionit. Vëllazëria e njerëzve të ndershëm lindi në shesh” – tha Kreu i Shtetit, duke na rikujtuar protestat kundër qeverisjes së vendit.
Konsensusi kundër mafies bashkon milionë bullgarë të ndershëm te ne dhe jashtë kufirit. Ndërsa mospërballimi i pandemisë, falimentimi i biznesit të vogël, varfëria dhe mungesa e drejtësisë vetëm ripohuan nevojën e madhe për reformë radikale” – theksoi Rumen Radev dhe rikujtoi se gjatë 2021-ës do të votojmë dy herë – për Parlament dhe për President. Sipas fjalëve të tij organizimi i tyre duhet të garantojë shëndetin dhe të drejtën e votës së çdo një bullgari, përfshi këtu sigurimin e votimit me makina dhe në distancë.
Kreu i Shtetit vuri në dukje gjithashtu se Bullgaria ka nevojë për liderë, të cilët të “fillojnë demontimin e modelit të shthurur, të forcojnë shtetin dhe ligjin, të ndërpresin vjedhjet, të ngrenë nivelin e arsimit, të shëndetësisë, shkencës dhe kulturës duke i shpallur prioritet të vërtetë, ndërsa njeriun - vlerë kryesore” .
Në fund të fjalimit të vet Rumen Radev na uroi një vit “në të cilin të kemi guximin, frymëzimin dhe vendosmërinë për ta realizuar atë ndryshim, për të cilin ëndërrojnë milionë bullgarë. Tani është koha!”Përpiloi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..