340 raste të reja të koronavirusit janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit nga gjithsej 2585 teste – 181 me PCR dhe 159 antigjeni, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Kjo do të thotë se 13% e të infektuarve kanë rezultuar pozitivë. Më shumë të infektuar ka në kryeqytetin Sofje -94.
Të shëruarit janë 1124, të vdekurit – 40 veta, ndërsa në spital mjekohen 4786 pacientë – 458 prej tyre në repartet intensive.
Rastet pozitive që nga fillimi i pandemisë janë 202 880, ndërsa ato aktive – 73 769. Njerëzit e vaksinuar mbeten 4 739, sepse gjatë 24 orëve të fundit nuk janë bërë imunizime të reja.Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev konfirmoi qëndrimin e Bullgarisë në lidhje me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo temë u diskutua në një bisedë telefonike mes Gllavçevit dhe kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio..
Mandati i parë për formimin e qeverisë do të jepet pas Vitit të Ri nëse kjo javë shfrytëzohet për bisedime mes formacioneve politike. Kjo u bë e qartë në një konferencë të presidentit Rumen Radev. Ai theksoi se është e qartë se bisedimet mes forcave..
Këshilli Ekonomik dhe Social i vendit ka miratuar një qëndrim mbi "Rajonet për planifikim në Bullgari" dhe propozon ndryshimin e tyre me qëllim nxitjen e zhvillimit rajonal. Këshilli Ekonomik dhe Social konsideron se ka një çekuilibër serioz në zhvillimin..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me..