Rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit janë 171 pas 2660 testeve të bëra, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Në kundërshtim të tendencës gjatë ditëve të fundit më i madh është numri i rasteve të konstatuara nëpërmjet testit të shpejtë të antigjenit – 99, sesa nëpërmjet PCR testit – 72.
Rastet aktive të koronavirusit janë 72 962. Të shtruarit në spital janë 4689. 453 janë pacientët në njësitë e kujdesit intensiv.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 34 veta me koronavirus. Të shëruarit janë 944.
Gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh nuk ka të vaksinuar, shënohet në Portalin Unik Informativ.Periudha festive në fund të vitit 2024 është mbi 10 ditë - nga 20 dhjetori deri më 2 janar, gjë që inkurajon udhëtimet, thotë Prof. Dr. Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Shumë njerëz do ta shfrytëzojnë mundësinë..
Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje minus 1°. Vranësirat në vend do të rriten gjatë ditës nga perëndimi, ndërsa në zonat perëndimore pas mesditës do të ketë reshje shiu. Në Bullgarinë..
Nën patronazhin e nënpresidentes Ilijana Jotova, në Presidencë u mbajt një konferencë për rolin e grave në diplomaci, njoftoi zyra e shtypit e Presidencës. Gjatë aktivitetit, Ilijana Jotova theksoi se beson në cilësitë e lindura të gruas, të cilat janë kyçe..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha në Pernik se është optimiste për formimin e një kabineti të rregullt. “Bisedimet e djeshme më mbushin me shpresë,..