Një meshë falënderimi u shërbye në tempullin “Shën e Diela” me rastin e përvjetorit të 143 të Çlirimit të Sofjes na zgjedha turke.
Peshkopi i Bellogradçikut Polikarp, i cili e shërbeu meshën, tha se sivjet nuk do të ketë procesion të posaçëm të besimtarëve, i cili sipas traditës zhvillohet pas shërbimit. “Por këtu do të ketë lutje në kujtim të të vrarëve në luftërat për çlirimin e atdheut tonë, për besimin tonë dhe për lirinë e qytetit të Sofjes” – tha Peshkopi.
Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova, e cila ishte e pranishme në ritual, i falënderoi ambasadorët e Francës, Italisë dhe të Austro-Hungarisë gjatë vitit 1877, të cilët atëherë e shpëtuan qytetin nga zjarrvënia.Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..