Pritet që deficiti në buxhetin e shtetit për vitin 2020 të jetë 1.84 miliardë euro, në vend të 2.65 miliardë eurove të shënuara në ligj. Ministria e Financave parashikon se deficiti do të jetë 3% e PBB-së së pritur. Mjetet kanë për qëllim luftimin e efekteve të pandemisë. 1.43 miliardë euro janë përdorur për stimuj të ndryshëm fiskalë në ekonomi. 409 milionë euro janë ridrejtuar nga fondet në programe të ndryshme të BE-së.
Të ardhurat totale në thesarin për vitin 2020 do të jenë 22.6 miliardë euro, në vend të 22.2 miliardëve të parashikuar. Për shkak të masave për përballimin e pandemisë, shpenzimet e qeverisë vitin e kaluar kanë qenë 24.4 miliardë euro, ndërsa në vitin 2019 - 23.1 miliardë euro, bëri të ditur BTA.Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë jashtëzakonisht komplekse që kërkon marrëveshje të plotë midis shteteve anëtare, dhe që ndërlikohet më tej në..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..