Përveç si kryeqytet i Bregdetit tonë Jugor dhe një parajsë për dhjetëra mijë pushuesit nga vendi dhe nga jashtë, përveç si një nga qytetet më të mira bullgare për të jetuar /sipas klasifikimit tonë vjetor/, qyteti Burgas është në rrugë të afirmohet dhe si një nga qytetet më teknologjike në Bullgari. Në sajë të sistemeve të veta inovative për menaxhim urban, qyteti-port zuri vendin e vet të caktuar në familjen botërore të të ashtuquajturve smart cities.
Truri digjital i qytetit - në këtë mënyrë banuesit e qytetit Burgas e përcaktojnë një nga përfitimet e veta më të dobishme - platformën interaktive smartburgas. Qëllimi i saj është të lehtësojë praninë deri tek informacioni i çdo lloji, lidhur me mjedisin qytetar. Kështu çdo një në qytetin Burgas mundet në një kohë reale të saktësojë vetëm me një klikim se çfarë ajri merr në këtë moment ose ku mund të gjejë një vend të lirë për të parkuar në qendër. Prioriteti është se i gjithë informacioni është i mbledhur në një vend, ai është i shpejtë dhe i lehtë për t’u zbuluar dhe është i paraqitur përveçse në gjuhën bullgare, dhe në gjuhën angleze dhe ruse.
Del se mes konsumatorëve të rregullt të tij janë turistët, si dhe banuesit e përhershëm të huaj të qytetit. Ata mund të zbulojnë çdo gjë të lidhur me kulturën, pushimin, dëfrimet, por dhe ku ka një farmaci të hapur ose si të marrin me qira një depo e të tjera. Modeli smart city aplikohet në një sërë qytetesh evropiane. Platforma inteligjente e Burgasit është e krijuar në bazë të modelit të Londrës, Lisbonës dhe Milanos.
Tani qyteti ynë detar e transmeton më tutje përvojën e vet qyteteve si Izmiri dhe Vjena. Dhe akoma - qyteti Burgas është qyteti i vetëm bullgar me të ashtuquajturin tru digjital. Tani për tani.
“Në Burgas u miratua një metodë, e cila të bashkojë në një platformë të gjitha sistemet inteligjente ekzistuese, të cilat drejtojnë pjesë të ndryshme të jetës publike. Si për shembull sistemi për drejtimin e zonës për një parkim të paguar, ose sistemi për vërejtjen e pastërtisë së ajrit, për drejtimin e transportit urban, për një vërejtje me video dhe garantimin e sigurisë të qytetarëve dhe të komunikacioneve të transportit e kështu me radhë” - thotë inxhinieria Daniella Aleksieva - menaxhere e një kompanie komunale “Sistemet e inovacionit - Burgas” shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
Banuesit e qytetit Burgas mund të ndajnë vizionin e vet për qytetin dhe të japin rekomandime në një modul të posaçëm për sondazhe dhe anketa. Ideja është që të inkurajohet përfshirja e tyre aktive në planifikimin e qytetit dhe zhvillimin e tij.
Pandemia me Covid-19 dhe bllokimi i pjesshëm i detyruan dhjetëra mijë banuesit e qytetit Burgas të kërkojnë përgjigje të pyetjeve të tyre pikërisht në smartburgas. Si për shembull për numrin e lidhjeve të rëndësishme telefonike ose ku në rrjetin tregtar mund të gjenden dezinfektues e të tjera.
Platforma tanimë publikoi dhe modelin matematikor për sëmundshmërinë në qytet, përfshi dhe sesa njerëz janë të karantinuar në momentin e caktuar.
“Posaçërisht për pandeminë ne lëshuam dy module të reja. Njëri qe informativ, i lidhur me masat kundra pandemisë, kurse tjetri - arsimor në ndihmë të prindërve dhe të mësuesve në kohën e mësimit në distancë - tha inxhinieria Aleksieva.”
Smartburgas ka një version mobil. Tani për tani është i pranishëm për telefonat me android, por në një kohë sa më të shkurtër do të ngjitet dhe në variantin për iPhone, u lavdëruan nga bashkia.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: burgas.bg, smartburgas.euMe rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..