Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anna Kamenova – një shkrimtare me një shprehje të rafinuar dhe pasion për udhëtime

Foto: arkiv

Shkrimtarja Anna Kamenova ka jetuar vetëm gjashtë vjet nga shekulli i 19 revolucionar, por ato kanë qenëtë mjaftueshme, që ta përmbushin me patriotizëm, atdhedashuri dhe mundje, cilësi këto të cilat ajo do t’i mbajë deri në çastin e vet të fundit.

Në rininë e saj të hershme, Anna e cila ka lindur gjatë vitit 1894 në qytetin Plovdiv, jeton në Londër dhe në Shën Petersburg, ku babai i saj është ministër fuqiplotë, kurse vet ajo shkon në leksionet e letërsisë dhe hap shqisat e saj për të kaluarën historike dhe artin e përhershëm.

“Kam një prioritet të madh, se jam rritur në një mjedis të meshkujve të arsimuar dhe çdo një prej tyre ka kontribuar për formimin tim si personalitet dhe krijues - tregon Anna Kamenova në një intervistë, të ruajtur në fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare. Ne ishim një familje shumë e bashkuar. Babai im nuk na shtypte me autoritetin e tij, por përkundrazi – ndihmonte për zhvillimin tonë kulturor.”

Gjatë ribotimit të radhës të romanit “Lufta dhe paqja” përkthyesi i tij Mihaill Maxharov e ngarkon vajzën e tij Anna të rishikojë disa faqe dhe të bëjë disa korrigjime. “Kërkohej një guxim i madh pas kësaj hyrjeje të shpejtë në letërsi për të filluar dhe unë të krijoj”, pohon ajo, duke shtuar: “Por dëshira shtohej gjithnjë e më shumë dhe imazhet femërore në letërsinë botërore vazhduan të rreshtohen përpara vështrimit tim kërkues”.

Ndërkohë Anna regjistrohet në degën e drejtësisë në Universitetin e Sofjes dhe aty njihet me burrin e saj të ardhshëm - juristi i njohur dhe veprimtar shoqëror Petko Stajnov, i cili e inkurajon  të zhvillojë mjeshtëritë e saj letrare, duke kuptuar ndjenjën e saj lidhur me problemet e gruas moderne.

Anna Kamenova dhe Petko Stajnov

Romani debutues i Anna Kamenovës del gjatë vitit 1930. Kritika e pret në mënyrë dashamirëse romanin “Mëkati i Haritinës”- i cili është një krijim i lindur dhe i pjekur artistik me një tematikë të ndërlikuar dhe drejtim ideor. Pasojnë akoma dy romanë të tjerë, të cilët gërshetojnë në vetvete psikologjinë e gruas dhe thellësitë e saj emocionuese.

Me afirmimin e saj në profesion, shkrimtarja fillon të marrë ftesa për takime dhe konferenca dhe shpesh udhëton deri në shtete të ndryshme.


“Udhëtimi gjithmonë më ka tërhequr, pavarësisht nëse ai është deri në digën e lumit Iskër ose deri në Bombaj - thotë ajo. Sado i ndryshëm që të jetë  ndikimi prej dy udhëtimeve të ngjashme, për mua ato kanë qenë njësoj të dobishme dhe emocionuese. “ Me një gjuhë të pasur me pamje dhe ndjenja dhe një shprehi shumë fine Anna Kamenova përshkruan dhe udhëtimin e saj bashkë me bashkëshortin e saj - tanimë diplomat,  deri në Bombaj:

“Provova një krenari se unë, bullgarja, mund të shëtis nëpër rërat pafund, t’u rezistojë e t’u bëj ballë maleve të ujit, të cilët me pasion dhe shkëlqim derdheshin nën këmbët e mia. U ndesha me një pjekuri dhe mençuri të një populli të vjetër dhe me magjinë e monumenteve prej guri, të formuara me duart e dobëta e zeshkane të po këtyre indianëve shumë të varfër për nga ushqimi dhe shtrati, por me një shpirt shumë të pasur.“

Më 10 janar 1944, Anna Kamenova përjeton tragjedinë më të madhe familjare. Duke qenë në anën e Paktit trepalësh në Luftën e Dytë Botërore, Bullgaria tanimë i ka shpallur luftë Amerikës, kurse ajo, në radhë të vet, bombardon kryeqytetin e saj. Nën rrënojat shkrimtarja humbet nënën e saj, motrën  dhe akoma dy njerëz të tjerë të afërt nga familja. Dy vajzat e vogla të nipit të saj mbeten pa prindër dhe kujdeset për to mbeten në duart e Annës dhe të Petkos.  

Deri në fund të jetës së saj 88 vjeçare, Anna Kamenova do të shkruajë akoma romane, tregime, tregime për fëmijët, tregime për udhëtime, kujtime. Të sajat do të jenë dhe përkthimet e “Portretit të Dorian Grej”, “Kasollja e Xha Tomit”, “Magjistari i Ozit”. Dhe pavarësisht se akoma duke qenë e gjallë gëzon një njohje, sot krijimet e saj mbeten në hije.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, bulgarianhistory.org




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në zakonin "Pо́le, pо́le" ndërthuren besimi i krishterë dhe traditat pagane të bullgarëve besarabianë

Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..

botuar më 25-01-01 7.00.PD

Një faqe e autoritetshme e udhëtimit e shpalli Perperikon Maçu Piçu-n Evropian

Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..

botuar më 24-12-27 9.48.PD
Varri i mbretit trak Sevt III në Goljamata Kosmatka

20 vjet më parë, arkeologu Georgi Kitov zbuloi varrin e mbretit Sevt III

Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..

botuar më 24-12-23 7.30.PD