Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dragonjtë mitikë pushtuan Sofjen

7
Foto: БГНЕС

23 dragonj të animuar u vendosën në parkun e kryeqytetit “Vëzrazhdane” në ekspozitën e parë për nga lloji i vet  në Bullgari. Koncepti dhe formimi i qenieve mitike janë  bullgare, kurse ekspozita i njeh vizitorët me dragonjtë nga e gjithë bota.  

“Ideja jonë qe që të prezantojmë shembuj nga mitologjitë dhe legjendat  e Lindjes së Largët, Japonisë, Koresë, Gadishullit Iberik, pjesëve veriore të Evropës, mitologjitë sllave. Dragonjtë në ekspozitë janë në përshtatje me legjendat  nga këto pjesë të botës - sqaron Cvetelina Grozdanova, bashkë-menaxhere e agjencisë organizuese. Janë përfshirë po kështu dragonj nga librat e fantazisë, filmat dhe lojërat video. Kemi dhe “dy pemë të cilat flasin”- ato tregojnë histori në të cilat heronjtë kryesor janë dragonjtë”.  

Eksponatet në ekspozitën Living Dragons-Wintertale (“Dragonjtë e Gjallë-Përralla Dimërore”) janë të gjatë nga 2 deri më 8 metra. Ndaj çdo një prej figurave ka një përshkrim të kësaj  sesi kanë lindur në kulturat e ndryshme ose nga e cila botë e fantazisë janë.

“Një interes më të madh shkaktojnë dragonjtë, të cilët fëmijët mund t’u hipin përsipër-këta janë dragonj prej filmave , të cilat ata i shikojnë shpesh në televizion-vazhdon Cvetelina Grozdanova. Interesant është dragoi më i madh nga mitologjitë veriore. Dragonjtë nga Evropa dhe këta, të cilët janë të njohur nga popujt evropianë, shumë shpesh janë të lidhur me fuqi dhe energji, karakteret e tyre janë më tepër të këqij, ata janë mjaft dinakë dhe të zotë dhe janë më të frikshëm se dragoit lindor, sepse në filozofinë e Lindjes pamjet e tyre janë mjaft të mira, ato sjellin lumturi. Pra, dragonjtë, të cilët janë më të frikshëm dhe më të këqij, janë më interesantë për fëmijët. ”

Që të gjitha figurat në ekspozitë janë të animuara, lëvizin, lëshojnë tinguj të ndryshëm, me të cilën shkaktojnë një interes të madh. Përpara se të vijnë në Sofje, kafshët interaktive janë treguar në Izrael, në Arabinë Saudite, Poloni dhe Ukrainë, ku u pranuan jashtëzakonisht mirë dhe grumbulluan një numër të madh vizitorësh.

Dragonjtë do të mbeten në kryeqytet deri më 15 mars, do të vizitojnë akoma disa qytete të tjera të mëdha në Bullgari, kurse pas kësaj përsëri do të fillojnë udhëtimin e vet nëpër botë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD