Boksieri profesional bullgar në kategorinë gjysmë të rëndë Tervell Pulev bëri të ditur se kthehet në ring, duke marrë pjesë në një ndeshje kundër boksierit nga Namibia Vikapita Meroro. Dyluftimi prej 10 raundesh do të mbahet më 29 janar në Tanzani.
Namibiani 35 vjeçar ka 29 fitore dhe 9 humbje në 38 ndeshje si profesionist, ndërsa boksieri bullgar 38 vjeçar Tervell, i cili është vëlla i Kubrat Pulevit, ka 15 fitore në 15 ndeshje në ringun profesional.
Ndeshja e tij e fundit ishte gjatë dhjetorit 2019 në Plovdiv, kur fitoi Titullin Interkontinental në kategorinë gjysmë të rëndë të Asociacionit Botëror të Boksit (WBA).Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..