Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë reagoi ashpër ndaj publikimeve në media për një flamur bullgar të djegur në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo ka ndodhur në fshatin Vevçani gjatë Karnavalit tradicional, i cili zhvillohet në Ditën e Shën Vasilit, sipas stilit të vjetër.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva i ka dhënë urdhër Ambasadorit tonë në Shkup Angell Angellov për të shprehur para qeverisë së Shkupit indinjatën e madhe të Bullgarisë nga akti i vandalizmit. Ambasadori tashmë ka bërë një demarsh me gojë në MPJ-në e Maqedonisë së Veriut.
Më herët mediat në Shkup njoftuan se policia i ka dëbuar pjesëmarrësit në karnaval.
Karnavali në Vevçani është i njohur me gërshetimin e traditave pagane dhe atyre të krishtera me satirën e ngjarjeve aktuale politike.
Pas reaksionit të MPJ-së bullgare MPJ-ja e Shkupit dënoi aktin e vandalizmit. “Tradita shekullore nuk guxon të rrezikohet përmes aktiviteteve që nënçmojnë ose fyejnë popuj, shtete, në veçanti fqinjë tanë. E dënojmë djegien e flamurit të Republikës së Bullgarisë në Karnavalin e Vevçanit, akt që jo vetëm se e prishë renomenë e Karnavalit, por dëmton edhe imazhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” – thuhet në publikimin e MPJ-së maqedonase në Facebook.
Shkëmbimi i kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit në krye të shtetit, i rënë dakord 9 muaj më parë, mund të jetë në prag të dështimit. I ashtuquajturi rotacion midis kryeministrit në dorëheqje Nikollaj Denkov dhe zëvendës kryeministres Maria Gabriel..
Bullgaria po kalon një moment të vështirë politik, në të cilin duhet të bëhet rotacioni i parë në qeverisje në historinë tonë, i rënë dakord 9 muaj më parë kur u formua kabineti i kryesuar nga Nikollaj Denkov. Përfaqësuesja e forcës së parë parlamentare..
Nga shkurti i vitit 2022 Shkëlqesia e Tij Radko Vllajkov është Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Rumani. Ai ka qenë zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme nga viti 1994 deri në vitin 2001. Ndër misionet dhe..
Gatishmërinë për të votuar më 9 qershor kanë deklaruar 40% e të anketuarve në një anketë përfaqësuese kombëtare nga agjencia “Alfa Research”...
Për arsye shëndetësore, ambasadori bullgar në Rusi Atanas Krëstin nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Vladimir Putin për mandatin e pestë..