Ministrja e Turizmit Marijana Nikollova inspektoi Aeroportin e Burgasit dhe u takua me Frank Quante, kryedrejtor ekzekutiv i koncesionerit “Fraport Twin Star Airport Management”.
Priten 6400 fluturime gjatë stinës 2021 në qytetin Burgas(Bullgari Juglindore). Stina verore do të fillojë më 1 qershor.
Më shumë janë fluturimet e deklaruara nga Rusia. Pritjet janë që të zhvillohet edhe tregu polak nëpërmjet hapjes së një përfaqësie turistike bullgare në Varshavë. Ka interes të rritur edhe nga Çekia, transmetoi BTA.
Aktualisht po vëzhgohet rritje e interesit për stinën dimërore – “rezervimet arritën 40%”, vuri në dukje gjithashtu Ministrja Nikollova.
Ajo u njoh me masat e sigurisë në aeroport dhe komentoi se shpreson që me vaksinimet të rritet edhe numri i udhëtimeve.“Poezia në një shishe” - kështu e përcaktojnë njohësit varietetin emblematik të verës vendase “Mavrud”. Ajo karakterizohet me një ngjyrë të thellë rubin, si dhe nivele të larta të taninit dhe acideve. Në pijen legjendare bullgare mbizotërojnë..
S llënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe..
Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë..