Në Bullgari janë regjistruar 20 raste të një ndërlikimi të rrezikshëm pas Covid-19 tek fëmijët - sindromi inflamator multisistem.
Pediatri dr. Kalin Lisiçki tha për televizionin bTV se shfaqja kryesore e sindromit është temperatura e lartë - mbi 38 gradë, e cila nuk zvogëlohet me ilaçe dhe zgjat mbi 24 orë. Zakonisht prek traktin gastrointestinal, si dhe zemrën, mushkëritë, lëkurën, mukozat ose veshkat. Më e rrezikshme është për sistemin kardiovaskular, sepse mund të çojë në miokardit të rëndë tek fëmijët. Incidenca e saktë e sëmundjes është e panjohur, vlerësohet të jetë 2 për 100 000 fëmijë të infektuar.
Nuk është e detyrueshme që ata të kenë qenë të sëmur nga Covid-19 por sigurisht që kanë pasur kontakte me një person të sëmurë, shtoi specialisti.
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..