Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov paraqiti certifikatën për vaksinim kundër Covid-19. Çdo person i vaksinuar që ka nënshkrim elektronik mund të marrë certifikatën e vet elektronike dhe të ketë qasje në dosjen e tij të pacientit, vuri në dukje Angellov. Qytetarët pa nënshkrim elektronik do të mund të kërkojnë certifikatën përmes mjekut të tyre personal nga 1 shkurti. "Certifikata nuk ka vulë ose nënshkrim. Ajo gjenerohet nga sistemi automatikisht. Ekziston një kod QR me të cilin futni sistemin. Janë krijuar disa nivele sigurie për të parandaluar abuzimin. Kjo certifikatë mund të kontrollohet nga çdo organ kontrolli brenda dhe jashtë vendit ”, shpjegoi Ministri Angellov dhe siguroi se është e pamundur të ketë keqpërdorime me dokumentin elektronik.
Deri në fund të marsit sistemi elektronik do të përmirësohet dhe përmes dosjes elektronike shëndetësore do të jetë e mundur të lëshohen referime për të gjitha procedurat e kujdesit para-spitalor, shtoi Ministri. "Në dosjen e pacientit ka pjesë për mjekun personal, ekzaminimet, recetat elektronike, ekspertizën mjekësore, imunizimet," shpjegoi Ivajllo Filipov, drejtori i kompanisë shtetërore "Shërbimet e Informacionit", njoftoi BTA.Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit..
Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të..