Më 20 janar Kisha Ortodokse Bullgare nderon Patrikun Bullgar Evtimij Tërnovski. I lindur në vitin 1327 Evtimij e kishte prejardhjen nga një fisi i njohur fisnik. Ai mori arsim të mirë laik, por kërkimet e tij shpirtërore e çuan në Manastirin Kilifarevski, ku rreth vitit 1350 u shugurua murg. Pas kësaj në vazhdim të 7 viteve ai jetonte në Stamboll dhe në Malin e Shenjtë.
Duke u kthyer në atdhe, Evtimij u vetmua në një shpellë jo larg qytetit Tërnovo ku themeloi Manastirin “Shën Trinia e Shenjtë”. Në vitin 1371 ai hodhi themelet e Shkollës Letrare të Tërnovos, e cila luajti rol të rëndësishëm në zhvillimin e letërsisë bullgare. Ai realizoi dhe një reformë të rëndësishme drejtshkrimore e cila kishte për qëllim të vendosë unitet në drejtshkrimin dhe gjuhën letrare.
Në vitin 1375 u zgjodh Patrik i Bullgarisë.
Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..
Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e gazetarit të guximshëm amerikan. Reportazhet e tij të quajtura "Letra nga ferri" në gazetën londineze..